Masakra e Palasës/ Jorgo Zani: E vrava të bashkoja mendimet, kisha 2 vjet që doja ta vrisja

0
338

30-vjeçari që kreu vrasjen më makabre të viteve të fundit, atë të të miturit në fshatin Palasë, Jorgos Zani, është larguar nga paraburgimi i Vlorës. Kjo ka ardhur pas një kërkese të prokurorisë për një ekspertim nga Komisioni i Posaçëm në Tiranë dhe pas largimit të tij nuk është kthyer më. Gazetari Enrik Mehmeti ka arritur të sigurojë ekspertimin psikologjik të kryer në qytetin e Vlorë,s në të cilin thuhet se Zani ka pasur mungesë të plotë higjiene dhe mbahej i veçuar në “Dhomën e vëzhgimit ” larg të paraburgosurve të tjerë, jo vetëm për faktorin e higjienës, por edhe të frikës së hakmarrjes nga të paraburgosurit. Gjatë intervistimit ai ka qenë i ftohtë në gjykim dhe e ka pranuar krimin. “Kisha 2 vjet që doja ta vrisja, ditët e fundit me thoshte “me vrit” dhe unë e vrava të bashkonim mendimet”. Gjate ditëve të qëndrimit në paraburgim Zanin nuk e ka takuar asnjë i afërm dhe askush nuk është interesuar për të. Të njëjtat burime shtojnë se në asnjë rast nuk ka pasur tentativa vetëvrasje apo sjellje të tilla, si para ngjarjes, por edhe në paraburgim, gjatë gjithë kohës ka qëndruar në heshtje të plotë.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency