LISTA E GJELBËR/ Nga skrapet dhe qimet e derrave tek kërpi i kanabisit. Ja “mbetjet” që pritet të importohen në Shqipëri

0
292

Me ndryshimin e “ligjit për mbetjet”, qeveria i hapi rrugë importit të mbetjeve për t’u ricikluar. Po çfarë janë mbetjet? Sipas përkufizimit ligjor “mbetje” do të thotë: “çdo substancë ose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndër mend ta hedhë ose i kërkohet që ta hedhë”. Ndërkaq bota e zhvilluar i ndan mbetjet në kategori të ndryshme sipas listave: të Gjelbër, të Portokalltë dhe të Kuqe. Mbetjet e listës së Gjelbër janë ato që cilësohen jo të rrezikshme. Por nga ana tjetër nëse rastis që një mbetje e listës së gjelbër të përzihet sadopak me mbetje të rrezikshme, kjo lloj mbetje bëhet e rrezikshme. Kjo është edhe arsyeja që opinioni publik dhe shoqëria civile, ndër të tjera refuzojnë me ngulm importin e mbetjeve, pasi është vënë në pikëpyetje aftësia dhe kapacitetet institucionale që do të kontrollojnë mbetjet që do importohen në Shqipëri.

Një pjesë e mbetjeve të Listës së Gjelbër janë mbetje të metaleve të shumëllojshëm që përdoren në industri si edhe aliazheve të tyre. Ndër mbetjet e metaleve, që është përfolur më së shumti se do të importohet në Shqipëri janë ato të aluminit (pjesë e Listës së Gjelbër). Këto lloj mbetjesh alumini sipas Listës së Gjelbër janë ajkë alumini (përjashtuar ato që janë të ndezshme ose çlirojnë gaze të ndezshëm, në sasira të rrezikshme, në kontakt me ujin) dhe aliazhe alumini. Por ndërkaq shtrohet pyetja se a po përgatitet të kthehet Shqipëria thjesht në një qendër riciklimi të aluminit të botës. Madje ende nuk kemi një studim të bërë publik për sasitë e aluminit që do të riciklohet dhe sa ndotje do të prodhojë ky proces. Po kështu pjesë e Listës së Gjelbër janë një shumëllojshmëri mbetjesh plastike si edhe mbetje nga letra dhe kartonat. Ndërkohë duhet thënë se këto lloj mbetjesh janë, së bashku me mbetje të ndryshme organike, përbëjnë pjesën më të madhe të mbetjeve urbane.

Aktualisht në mbarë botën, problemi kryesor është “heqja” me të gjitha mënyrat e mbetjeve urbane. Dhe jo rrallë herë vendet me ekonomi jo shumë të mirë janë kthyer në lendfille, pavarësisht legjislacionit të tyre shumë të mirë… Një mbetje “interesante” e përfshirë në Listën e Mbetjeve të Gjelbra për Evropën janë edhe mbetjet e kërpit (cannabis Sativa L) në produktet e tekstileve. Aktualisht lista e mbetjeve “të gjelbra” për import pritet do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, sipas ligjit të ri për mbetjet. Ndërkaq kultivimi i kanabis sativës është një problem i madh në vendin tonë i pranuar nga qeveria dhe i denoncuar si nga opinioni publik ashtu edhe nga opozita. Në rast se miratohet importi mbetjeje prej kërpi të tekstileve, a mos vallë industrisë ricikluese do t’i duhet të importojë edhe kërpin si “lëndë e parë”? Kjo është një pyetje që përgjigjen pritet ta japë qeveria kur të miratojë edhe listën e mbetjeve që do të lejohet të importohen në Shqipëri.

Mbetje të listës së gjelbër sipas standardeve evropiane (bazuar mbi listën e Vendimit të Komisionit Evropian 96/660/EC Pavarësisht, nëse mbetjet janë përfshirë në ketë listë ose jo, ato nuk mund të konsiderohen si mbetje të gjelbra në qoftë se ato janë të kontaminuara me materiale të tjera në atë sasi që:

a. rrisin rrezikun, në varësi të masës të përfshirjes të mbetjeve, të cilat listohen në Listën Portokalli dhe të Kuqe, ose

b. pengojnë në riaftësimin (ripërtëritjen) e mbetjeve me metoda të përshtatshme mjedisore.

GA. Mbetje të metaleve dhe aliazheve të metaleve në trajte metalike, jo-disperse

 

Mbetjet e mëposhtme dhe skrapet e metaleve të çmueshme dhe aliazheve te tyre: – të arit

– të platinit (duke përfshirë platinin, iridiumin, osmium,rodiumin palladiumin, dhe ruteniumin)

– të metaleve të tjera të çmuara si argjendi vërejtje: Mërkuri është i veçanërisht i përjashtuar si ndotës i këtyre metaleve, aliazheve, ose amalgamave të tyre

Mbetjet dhe skrapet e mëposhtme që përmbajnë “Fe” dhe skrape nga hekuri dhe çeliku: – mbetje dhe skrap nga hekuri i braktisur

– mbetje dhe skrap nga çeliku i pandryshkur

– mbetje dhe skrap nga aliazhe të tjera të çelikut

– mbetje dhe skrap nga teneqet e hekurit e te çelikut

– mbetje nga tornot, metalprerëset, stampimet etj (të paketuara ose jo)

– mbetje dhe skrape të tjera me përbërje “Fe” – skrape nga rishkrirja e kallëpeve – traversa (binare) hekuri dhe çeliku

Mbetjet dhe skrapet e mëposhtme të metaleve jo-ferror dhe aliazhet e tyre:

– mbetje dhe skrape të bakrit

– mbetje dhe skrape të nikelit

– mbetje dhe skrape të aluminit

– mbetje dhe skrape të plumbit

– mbetje dhe skrape të zinkut

– mbetje dhe skrape të kallajit

– mbetje dhe skrape të tungstenit

– mbetje dhe skrape të molibdenit

– mbetje dhe skrape të tantalit

– mbetje dhe skrape të magnezit

– mbetje dhe skrape të kobaltit

– mbetje dhe skrape të kismuthit

– mbetje dhe skrape të kadmiumit

– mbetje dhe skrape të kitanit

– mbetje dhe skrape të kirkonit

– mbetje dhe skrape të kntimonit

– mbetje dhe skrape të kanganit

– mbetje dhe skrape të keriliumit

– mbetje dhe skrape të kromit

– mbetje dhe skrape të germaniumit

– mbetje dhe skrape të vanadit

mbetje dhe skrape të:

– hafniumit

– indiumit

– niobiumit

– rheniumit

– galiumit

– thaliumit

– mbetje dhe skrape të thoriumit

– mbetje dhe skrape të selenit

– mbetje dhe skrape të telurit

– mbetje dhe skrape të rralla të tokës

GB. Mbetje metali te dala nga shkrirja, ngurtësimi dhe rafinimi i metaleve

– mbetje saldimesh zinku

– zgjyra me përmbajtje zinku:

– zgjyra e sipërme e pllakave galvanizuese të zinkut (>90% Zn)

– zgjyra e poshtme e pllakave galvanizuese të zinkut (>92% Zn)

– zgjyra nga modelet e stampimit te zinkut(>85%Zn)

– zgjyra nga furrat e galvanizimit (>92% Zn) – ajkë zinku

– ajkë alumini, përjashtuar ato që janë të ndezshme ose çlirojnë gaze të ndezshëm, në sasira të rrezikshme, në kontakt me ujin

– zgjyra prej përpunimit të metaleve të çmuara dhe bakrit nga rafinimi i mëtejshëm

– Tantalium i ndotur nga zgjyrat e kallajit me më pak se 0,5 % kallaj/balkanweb

GC. Mbetje të tjera që përmbajnë metale

01 02 03 04 05 06

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency