Korçë/ 25-vjeçari kërcënon italianin e bashkëjetuesen e tij: 10 mijë euro ose mbyll biznesin

0
185

“Mbyll aktivitetin privat ose më jep 10 mijë euro” kërcënimi i është bërë një shtetasi italian bashkëjetuesja e të cilit kishte një aktivitet privat në fushën e marketingut në qytetin e Korçës.

Policia thotë se i dyshuari si autor, korçari 25 vjeçar Velson Qyrani i kanoste me telefonata me numra të fshehtë më pas dhe me letra kërcënuese pasi kishte dijeni për aktivitetin e tyre privat.

Policia e Korçës informon: “Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas ka kanosur me telefonata (me numër të fshehtë) si edhe me letra kërcënuese, shtetasin italian M.P, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 000 Euro, në këmbim të jetës së tij. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” parashikuar nga neni 109/ b të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency