Intervista/ Rama: Referendum për ligjin e mbetjeve nuk mund të bëhet. Presidenti i ardhshëm? E vendos mazhoranca

0
132

Akuza medias dhe opozitës : Kazani po punon që ky koalicion të prishet, por për fat të keq fjalët e kazanit kanë mbetur aty

 Kryeministri Rama ishte dje i ftuar në emisionin “opinion” në Tv klan ku foli lidhur me çështjet më të diskutueshme në vend duke nisur nga ligji për mbetjet tek kanabisi dhe  largimi i investitorit libanez. Po ashtu Rama foli edhe lidhur me marrëdhëniet brenda koalicionit ku theksoi se e ardhmja e tij do të vendoset në kohët në vazhdim. I pyetur lidhur me zgjedhjen e Presidentit, kreu i qeverisë tha se ai do jetë një emër që do vij nga mazhoranca qeverisëse duke mos i lënë asnjë hapësirë opozitës.

 

The se kemi marrë shumë vota se do ndalojmë importin e plehrave ndërsa sot i keni hapur rrugë importit? Çfarë ka ndodhur? Çfarë ju bëri të ndryshoni mendim?

Ajo që kam thënë, të gjithë gjërat që kam thënë për këtë çështje nuk lëvizin asnjë presje, i them prapë që Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Ka një ndjeshmëri shumë të lartë që plehrat janë mbetje të cilat nuk mund të ripërdoren më dhe për këtë arsye ose digjen ose groposen. Në ligjin e ri që kemi bërë ne kemi ndaluar çdo formë importi të plehrave për arsye djegjeje apo groposje. Ne hapim rrugën për lëndën e parë.

Mos duhet ti kërkoni falje ish-kryeministri që thonte se edhe ne do importojmë mbetje dhe jo plehra?

S’kam aspak pse ti kërkoj falje, jam marrë gjithë këto kohë me një tufë cinikësh. Ligji i vjetër me ligjin e ri ndryshon thelbësisht.

A e dini çfarë parashikon ligji juaj për ato që sjellin mbetje të rrezikshme, vetëm 20 milionë lekë gjobë?

Ata përveçse gjobës, kanë punë edhe me kodin penal

Po kur ka kod penal, pse duhet futur gjoba?

Se kështu bëhet në të gjitha vendet. Mos flasim brroçkulla.

Jeni gati për ta çuar në referendum popullor këtë ligj?

Çfarë të çojmë në referendum? Të drejtën e kompanive për të blerë lëndë të parë, këtë të çojmë?

Pse nuk i jepet prioritet këtyre mbetjeve këtu dhe marrim nga jashtë?

Janë 12 mijë ton mbetje që i mbledhin sot: letër plastikë, aluminë apo mbetje druri. Nqs këto kompani falimentojnë dhe do të thotë që mbingarkojnë plehrat në vend. Ata punojnë me 20 % të kapacitetit. Ata kanë nevojë të mbështeten që të fuqizohen.

Po pse i ndaluat këto mbetje ju pra në 2013?

Ne i ndaluam sepse në 2013 merrnim një licence ti dhe unë edhe importonin mbetje,. Ndërkohë që ne e kemi kthyer në specifike, nuk merr kush mbetje askush që nuk ka fabrikën.

Pse pritët 3 vite?

Për të bërë këtë ligj ne kemi punuar 2 vjet. Kemi ndërtuar planin si do bëhet pjesa tjetër, Ne kemi dashur që ti nxisim për të mbledhur mbetjet tona. Në 2013 riciklonin më pak se 17% kurse arrijnë  këtë shifër. …Kam dëgjuar njerëzit që thonë Italian, Napoli.. Mafia nuk merret me këto, nuk bën mafia tregti me letra, alumin e shishe plastike. Mafia është armiku kryesor i riciklimi dhe nuk merret me riciklime letrash higjenike.

Po të akuzoj që ke gënjyer qyetarët shqiptarët…

Mua mos më thuaj kështu se gënjen se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

Ke gënjyer shqiptarët për vota…

Ti nuk flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë

Mos ofendoni gazetarët

Unë e konsideroj këtë pjesë të medias si një ndër kërcënimet më serioze, siç ishin plehrat në 2011-ën.

Po pse nuk pranon referendumin?

Referendum për të drejtën e kompanive që të blejnë lëndë të parë jashtë nuk mund të bëhet.

Po nëse mblidhet firmat?

Nuk bëhet…

Ti nuk po bind partinë tënde. Ke Blushin dhe Kokëdhimën kundër, dhe jo më të bindësh të tjerët?

Partia ime është aty, fiton zgjedhje, mos u mërzit fare për këtë punë ti

Ka dalë në shtyp që ka njerëz të afërt tuaj të lidhur me këtë çështje?

Për mua ka dalë në kazan. Keni ndërtuar një kulturë mizerabël të përbaltjes njerëzve.

Keni penalizuar industrinë e riciklimit?

Ka qenë një dëm kolateral i një bombardimi për ti dhënë fund çdo lloj tundimi për import plehrash

Ju e keni futur në konflikt investitorin se ai e ka pasur tokën që në vitin 1930? Keni dhënë një tokë që me vendim gjyqi ka pronar?

Ajo që ne po bëjmë është që kemi hapur një hetim gjithëpërfshirës për gjithë këtë situatë që ka ndodhur. Ne me investitorin kemi pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë, më ka sjellë projektin kemi ndërtuar një bashkëpunim shumë serioz, kemi marrë masat. Ai në raport me ne ka qenë shumë falënderues me ne. Investitori i huaj ka 10 vjet në Shqipëri, është fatkeqësi e kombit që janë këto gjykatash që krijojnë këto llloj situatash.

Është një mafie atë që e ndaloi ndërtimin….

Mafia është në gjykatë more zotëri… …Janë 2239 kompani me kapital të huaj që kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë për herë të parë gjatë këtyre 3 viteve. Ju thoni në Shqipëri droga plehrat, ndërkohë që e vërteta është që vendi nuk po lulëzon por ka dalë nga një klimë e rëndë ku e gjetëm dhe është në një proces rritje të qëndrueshme ekonomike. Reformat tona po krijojnë bazën për një Shqipëri tjetër.

Prodhuesi numër 1 i kanabisit në Evropë?

A jeni në vete, a jeni në terezi apo jo…  Këto janë turpe të mëdha, parafytyroni që në Shqipëri vjet asgjësuam 99 % parcelave të fotografuara.

Këtu është kthyer në një industri kanabisi, është më i gjatë se ty kanabisi

Unë nuk thashë që nuk ka kanabis. Lufta kundër drogës që bëhet sot nuk është bërë ndonjëherë më parë. Vetëm Lazarati kishte një sipërfaqe më të madhe se gjithë Shqipëria

Çfarë po ndodh me koalicionin me LSI?

Nuk po ndodh asgjë, koalicioni ka problematikat e veta, tensionet e veta të brendshme, por ama ky është një koalicion që i ka dhënë mundësi Shqipërisë të bëjë reforma që nuk ishin bërë për 20 vite.

Raportet tuaj me z. Meta nuk kanë qenë aq miqësore?

Kazani po punon që ky koalicion të prishet, por për fat të keq fjalët e kazanit kanë mbetur aty.

Çfarë ka dështuar ke koalicioni?

Asgjë

A do vazhdoni koalicionin?

Jemi në diskutime për të bërë një bilanc serioz dhe për të përcaktuar piketat e mandatit të ardhshëm. Ky do e përcaktojë si do jetë koalicioni

A është Ilir Meta kandidati për President?

Nuk kemi bërë asnjë diskutim për këtë çështje, sigurisht kandidati për President do jetë ai që do zgjedhë koalicioni. Do e zgjedhë ky Parlament.

A mund ti ofronte Presidentin opozitës?

As që bëhet fjalë fare

Do shtohet koalicioni paraelektoral me PDIU?

Është një diskutim që po e bëjmë, këtë do  e bëjmë publike më herët se vonë.

Do jetë Blushi deputet? Çfarë ka ndodhur?

Nuk diskutoj për deputetët e PS në publik

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency