I riu vret prindërit dhe më pas edhe fqinjët për ta fshehur krimin

0
196

Një 26 vjeçar ka vrarë  prindërit e tij në fshatin Yema që ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe më pas ka vrarë edhe 17 fqinj të tij.

Autoritetet kineze thanë  se Yang Qingpei vrau prindërit e tij pas një zënke për para që pati me ta të mërkurën dhe nga frika se  vrasja mund të zbulohet vrau edhe komshinjët e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ai u arrestua disa orë pasi policia zbuloi  trupat e fshatarëve nëpër disa shtëpi.

Kjo është një nga vrasjet më masive e viteve të fundit në Kinë.

Për shkak të mungesës së armëve të zjarrit në këtë vend vrasjet masive zakonisht kryhen me thika, helm, mjete  shpërthyese, apo zjarrvënie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency