“Descover Vodafone”: Programi që zbulon talentet e reja,  këtë edicion tërësisht dixhital

0
160

Vodafone prezanton fituesit e këtij edicioni gjatë panairit të punës dhe studimit “Work and Study”

Programi “Discover Vodafone”, qëaplikohet prej 7 vitesh në Shqipëri nga Vodafone Albania, vazhdon tëkrijojëmundësi shumë të mira punësimi e karriere, për të gjithë tësapodiplomuarit e talentuar.

Ndër qindra aplikantë të interesuar, të cilët kaluan në proçese testimi të ndryshme ku gjithsecili pati mundësinë të shfaqë aftesitë dhe kapacitetin e tyre , arritën nëfazën finale të përzgjedhjes 10 prej tyre.

Çdo gje flet dixhital. Si pjesë e iniciativës së Vodafone për një ambient pune sa më të dixhitalizuar,  finalistët e këtij edicioni morën pjesë në fazën finale të testimeve ndryshe nga çdo vit tjetër pasi proçesi u zhvillua  tërësisht në mënyre dixhitale. Testimet, ushtrimet dhe vlerësimet kaluan në një sistem të integruar online nga rezultatet e tëcilave u përzgjodhën fituesit të cilet u shpallënsot gjatë panairit tëpuneës dhe studimit “Work and Study”.

4 prej 10 finalistëve mundën të kalonin me sukses testimet dhe sot nënshkruan një kontratë punësimi me Vodafone Albania e cila do t’iu japë mundësinë e një karriere të garantuar në një nga kompanitë më të suksesshme në vend dhe në botë.

Duke i uruar suksese fituesve, Drejtoresha e Burimeve Njerezore të Vodafone Albania, Znj. Christina Samoulada tha: “Jam e mahnitur nga cilësia e kandidatëve të këtij viti. Energjia, aftësia dhe ambicia ishte e dukshme tek çdo kandidat. Programi Discover Vodafone prej vitesh ka zbuluar talente të padiskutueshme shumë prej të cilëve janë sot pjesë kyçe e Vodafone në Shqipëri por edhe në kompanitë Vodafone nëpër bote.Të rinjtë janë në fokusin e kompanisë Vodafone dhe këtë e demonstrojmë nëpëmjet programeve dhe aktiviteteve të  ndryshme të intershipit dhe sigurisht nëpërmjet Discover Vodafone, programiqë na bën krenarë.”

Në dy vitet e para  ne Vodafone, fituesit e Discover Vodafone do të kenë mundësi të testojnë aftesitë e tyre në 2-3 sektorë të ndryshëm të kompanisë, për të fituar njohuri të gjera në lidhje me biznesin e telekomunikacineve dhe kulturën e punës në një kompani lider global si Vodafone.

Për të gjithë ata që nuk patën mundesi të ishin pjesë e këtij edicioni tëDiscover Vodafone, së shpejti Vodafone Albania do të rihap aplikimet për edicionine rradhës.

Programi “Discover Graduate” është një prej shumë projekteve që Vodafone organizon çdo vit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve për të nisur suksesshëm hapat e para të karrierës së tyre profesionale.  Në këtë kuadër, Vodafone ishte pjesë e panairit të punës dhe studimit “Work and Study” ku shumë të interesuar mësuan më gjerësisht mbi mundësitë e punësimit dhe zhvillimit në Vodafone.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency