Standard.al

Ambasada e SHBA-së njofton amerikanë në Tiranë: kujdes nga tubimi i organizuar nga partia opozitare

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme për shkak të protestës kundër importit të plehrave. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada e SHBA-së në Tiranë kërkon që të shmangen akset ku do të kalojnë protestuesit.

Por ajo që bie në sy është se SHBA i cilëson mbetjet jo të rrezikshme, dhe së dyti që protesta organizohet nga opozita.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00. Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime.”, thuhet në njoftim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.