Akademia Politike, Basha: PD ka reflektuar, e nesërmja për të rinjtë në vend do të jetë europiane

0
162

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua me një fjalë Akademisë Politike, një forum pranë partisë së tij dhe i drejtuar kryesisht nga Forumi Rinor i PD-së.

Duke theksuar se e nesërmja do të jetë në duart e rinisë, Basha tha se e sotmja është një ditë të veçantë. Ai vlerësoi mënyrën e zgjedhjes së kreut të këtij forumi sipas parimit një anëtar, një votë.

Kreu i PD-së tha se Shqipëria është në udhëkryq për shkak të udhëheqjes nga një oligarkisë që vetëm vjedhin buxhetet e shtetit. Basha tha se për këtë do të nisë dialogu me qytetarët.

 

“Po shohin ditë për ditë zhdukjen e shpresës. e Sotmja është një ditë e veçantë. Shpresa e ndryshimit quhet Partia Demokratike. Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm, për stabilitetin dhe të ardhmen e saj evropiane. PD do bëjë gjithçka të fitojë zgjedhjet e ardhshme, jo për ne, por për të sjellë në pushtet qytetarin shqiptar që sot është i braktisur dhe i tradhtuar nga një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij. Besimi tek PD, shpresa se nesër do sjellë ndryshimin për të cilin 25 vite nuk kemi pushuar së ëndërruari, është obligues. Integrimi evropian i vendit është në rrezik. Nuk mund të hapë negociatat një vend qeveria e të cilit është bërë njësh me kartelet e drogës, që dhunon maturantët përmes ligjeve të klienteliste, ku vidhet ditën për diell nga qeveritarët, ku mediat quhen kazanë nga vet Kryeministri.

Por jemi këtu se ka shpresë, ka besim, dhe kjo është Partia Demokratike. Qyetarët kërkojnë prova nga unë, nga PD, nga deputetët. Duan të dinë nëse u afrohemi me sinqeritet. A jemi të vetëdijshëm që ne kemi bërë gabimet tona. Ne vijmë si një forcë politike që ka reflektuar, kemi patur stokun tonë të gabimeve. Të jemi krenarë çfarë kemi arritur, por kokulur dhe zemërhapur t’u themi shqiptarëve që kemi gabuar por do ecim përpara. Votën do ta kërkojmë për një model të ri politik dhe shoqëror”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency