Ajo u vetvra nga bulizmi, shkrimet në ditar përlotën botën

0
178

Dhjetë metra oborr, 156 hapa dhe një korridor që ndante klasat. Kjo për mua ishte rruga e luftëtarit. Duroja shqelmat, grushtet e të tjera goditje. Mbyllja veshët për të mos dëgjuar fyerjet dhe talljet.” Këto fjali janë shkëputur nga ditari i 17-vjeçares franceze Emilie, e cila u vetëvra janarin e kaluar, pas poshtërimeve të përditshme që përjetonte në shkollë. Ajo ishte e para e klasës në mësime, por ishte viktimë e bulizmit. Çdo ditë e poshtëronin, e fyenin, e godisnin dhe talleshin me të në shkollë. Përpara vetëvrasjes, vajza kishte shkruar gjithçka në një ditar, që u bë publik nga prindërit e saj, për të sensibilizuar të rinjtë mbi pasojat e bulizimit.

“Tualetet janë të vetmet qoshe të kësaj shkolle të mallkuar, ku jam e sigurt që do të rri e qetë. Të arrish që të kursesh një çerek ore pa u torturuar, e bën ditën time më pak të padurueshme. Për fat të keq, ky moment paqeje zgjat gjithmonë shumë pak. Ndihesha e gjunjëzuar nga vështrimet e të tjerëve. Shikoja buzëqeshjet e tyre kur më fiksonin dhe ndjeja se ata shihnin këpucët e mia të vjetra, xhinset e dala bojë, bluzën time me golf dhe çantën e shpinës. Dëgjova dikë që më thërriti ‘barbone’. Dhjetë metra oborr, 156 hapa dhe një korridor që ndante klasat. Kjo për mua ishte rruga e luftëtarit. Duroja shqelmat, grushtet e të tjera goditje. Mbyllja veshët për të mos dëgjuar fyerjet dhe talljet. Kontrolloja çantën e shpinës dhe flokët. Mbaja lotët. Këto ishin minutat e pafundme që duhet të përjetoja”, ka shkruar vajza në ditarin e saj.

“Një djalë më shtyn, bie në tokë përpara të gjithëve. I shoh duke qeshur dhe kurrë nuk kam mundur që të mbaj lotët. Nëpërmjet lotëve , pashë që më jepnin facoleta të përdorura. Ndjeva se diçka u fut tek flokët e mi. Duke i përpjekur që ta gjeja, dora më shkoi tek çamçakëzi. Pas dy orësh shkova që ta hiqja në banjë, por nuk arrita. Mu desh që të prisja pjesën ku më kishte ngecur çamçakëzi.”, vijon ajo.

Në ditar, Emilie shpjegon se prindërit e saj nuk dinin asgjë: “Nuk dua që prindërit e mi të mendojnë se kanë sjellë në jetë një m….. “, shkruante ajo. /BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency