Zbulohet itinerari i parave të sekuestruara nga prokurori Ardian Braho

0

Paratë e sekuestruara nga prokurori Ardian Braho për të cilat u kërkuan 18 mijë euro ryshfet për t’u zhbllokuara në favor të biznesmenit të ndërtimit rezultojnë të kenë ardhur nga Franca.

Zbardhen detajet e transaksionit ku rezulton se në Gusht të 2014 në llogarinë e biznesmenit G.M me origjinë nga Dibra dhe ndërtues në Itali kanë ardhur 150 mijë euro.

Sapo paratë kanë mbërritur në Shqipëri, Drejtoria e Pastrimit të Parave kanë dyshuar se bëhet fjalë për pastrim parash dhe kanë nxjerrë menjëherë një urdhër sekuestro preventive.

Ky urdhër i është referuar prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet, hetime të cilat kanë zgjatur për disa kohë.

Por ajo çka ka ndodhur në Prokurori rezulton se në favor të biznesmenit G.M llogaria është lënë e lirë dhe materialet e referuara i janë kthyer sërish pas policisë së Tiranës.