Turqi/ Zgjatet edhe për një vit gjendja e emergjencës

0
185

“Edhe 12 muaj mund të mos jenë të mjaftueshëm”, është shprehur presidenti Recep Tayyip Erdogan duke lënë të kuptohet se gjendja e emergjencës pas grushtit të shtetit të 15 korrikut mund të zgjatet edhe shumë më tepër.

Gjendja emergjencës në Turqi është shtyrë edhe me tre muaj të tjerë duke u cilësuar nga Erdogan si domosdoshmëri për të luftuar kërcënimet ndaj qeverisë.

Erdogan e ka mbajtur këtë qëndrim një ditë pasi Këshilli Kombëtar i sigurisë mori vendimin për shtyrjen e emergjencës edhe për 3 muaj të tjerë.

Këshilli i kryesuar nga Erdogan dhe i përbërë nga udhëheqës politikë e ushtarakë vendosën të mbanin vendin në gjendje emergjente pasi vetëm kështu mund të merren masa për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency