SHPIKJA E FUNDIT E MINISTRES NIKOLLA: PERFORMANCËN DO E VLERËSOJ ME TESTIM (!)

0
181

Trajnimet e Ministrisë së Arsimit për mësuesit janë antiligjore dhe jo në përputhje me standardet profesionale.

Ky është mendimi i ekspertit të arsimit, profesor Bardhyl Musai, i cili ka sjellë për të përditshmen ‘Panorama’ argumentet e tij se si po abuzohet me këto trajnime.

Nga një analizë e detajuar e dokumenteve që kemi në dispozicion dhe situatës aktuale, vërejmë se çelja e Institutit të Lidershipit Arsimor është shkelje ligjore, pasi nuk ekziston asnjë dokument që e mbështet ngritjen dhe veprimtarinë e këtij instituti, statusin juridik dhe veprimtarinë e tij”, thotë profesor Musai.

Pra, shkelja fillon me hapjen e një institucioni të paligjshëm.

Por ka edhe konflikt interesi.

Trajnimi është një konflikt i hapur interesi i ministrisë dhe institucioneve të saj të varësisë, mungon koherenca e programit, pasi ka mospërputhje me standardet e kritereve të vlerësimit për drejtorët, trajnimi kryhet për t’u dhënë licencën e drejtorit atyre të emëruar politikisht, shmanget konkurrenca, monopolizohet trajnimi edhe për interesa financiare”.

Po si e argumenton profesor Musai konfliktin e interesit?

Ai shkruan se Ministria e Arsimit dhe institucionet e saj të varësisë nuk mund të ofrojnë shërbime, si ai i trajnimit, pasi ata janë përgjegjës për hartimin e standardeve, për monitorimin dhe vlerësimin e programeve, të cilësisë së tyre dhe të certifikimit.

Pra, nuk duhet që i njëjti institucion të hartojë standardet, të zhvillojë trajnimet, të monitorojë dhe të certifikojë vetveten.

Sipas tij, ka një konflikt të pastër interesi të MASH dhe Institutit për Zhvillimin e Arsimit (IZHA).

Sipas urdhrit të Nikollës, IZHA harton programin, IZHA harton kriteret për trajner, IZHA ka trajnerë të saj, nga MAS dhe institucione të tjera të varësisë, IZHA përzgjedh trajnerët, IZHA zhvillon trajnimin, IZHA organizon vlerësimin, IZHA përgatit certifikatën e drejtorit dhe ministrja firmos”.

Për të “qenë korrekt” me universitetet, urdhri njeh programet master në menaxhim dhe administrim arsimi nga institucionet e arsimit të lartë, por … të akredituar.

Por ka një problem.

Universiteti i Tiranës, gati gjashtëdhjetëvjeçar, zyrtarisht nuk është i akredituar, atëherë këto diploma nuk do të njihen. Po ashtu janë edhe 7 institucione të tjera që ofrojnë programe të tilla. Po këtë kurs pilot të sapofilluar, kush e ka akredituar? Si mundet që ministria të zhvlerësojë programet universitare master dhe të mbivlerësojë një certifikatë të dyshimtë nga cilësia, për më tepër antiligjore?

Me fjalë më të thjeshta, Ministria nuk njeh masterët e lëshuara nga universitetet për menaxhimin dhe administrimin në arsim, por vetëm kurset e trajnimit (!)

Por situata nuk duket më e mirë kur merr në analizë standardet e këtyre kurseve.

Për të përcaktuar standardet e drejtorit, thjesht është përkthyer një tekst i Departamentit të Arsimit të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por në fund të këtij dokumenti ka një shënim:

Leja nuk është dhënë për përdorim jashtë Bashkësisë së Virxhinias”.

Ky shënim e ben përdorimin e tij në Shqipëri të paligjshëm.

Po këtë e di ministrja?”, pyet profesor Musai.

Sipas ministres, ky dokument (i përkthyer) i emërtuar ‘Standardet e drejtorit’ është konceptuar për vlerësimin e performancës.

Por vlerësimi do të bëhet sipas tre komponentëve: Pjesëmarrja në trajnim, dosja dhe testi.

Me sa duket, hartuesit e saj nuk e kanë të qartë përmbajtjen e konceptit. Performanca nuk ka të bëjë me përgjigjet e sakta që duhet të rrethohen në një test, por me veprimin për kryerjen e një pune, aktiviteti etj. Vetëm te ne ndodh që performanca matet dhe vlerësohet nga testi”, analizon eksperti Musai.

Sipas profesorit, trajnimi i drejtorëve synon të realizojë “çimentimin” e militantëve të politikës, të cilët u emëruan mbi këto motive, duke hequr shumicën e të mëparshmëve në shkelje të ligjit.

Këtij qëllimi duket se i shërben edhe një pikë e urdhërit të lëshuar nga ministrja Nikolla, e cila parashikon se drejtorët e emëruar pas këtyre trajnimeve do të qëndrojnë në detyrë për 7 vjet.

Sipas ekspertit Musai, ka mungesë transparence edhe për financimin e këtyre kurseve të trajnimit.

Ai shkruan se trajnimi i drejtorëve është konceptuar në trajtën monopol, jo vetëm për shkak të konfliktit të interesit, por edhe të aspektit përfitues të jashtëligjshëm financiar, të ndonjë individi a grup individësh të dikasterit.

Grupi i parë financohet nga UNICEF, po grupet e tjera, kush do t’i financojë? Duhet të paguajnë vetë pjesëmarrësit dhe ky financim i parë shërben si karrem? Personalisht jam në mbështetje të pagesës, sikurse veprohet edhe në programet master e në çdo trajnim, por ose të bëhet që në fillim me pagesë, ose falas për të gjithë pa përjashtim. Po ata që janë larg Tiranës, në rrethet e Veriut, të Jugut apo Juglindjes, si do të mund të ndjekin trajnimin për 54 ditë? Ka menduar kush për këtë? Pse përjashtohen universitetet, në Tiranë e në rrethe, që janë investime të shoqërisë, kanë kapacitete, por edhe janë të aftë të mobilizojnë dhe janë jashtë konfliktit të interesit”.

Në mënyrë të përmbledhur:

– Trajnimi i drejtorëve është në shkelje të ligjit

– Përbën konflikt interesi të ministrisë

– Standardet e Virxhinias për drejtorët amerikanë u kërkohen drejtorëve tanë

– Programi i vlerësimit nuk përputhet me standardet

– Përzgjedhja e kapaciteteve trajnuese është e dyshimtë

– Inkurajohen me licencë afatgjatë drejtues të emëruar politikisht

– Ka prirje monopolizuese për interesa meskine dhe përfitim të padrejtë financiar.

Sipas ekspertit Musai të gjitha këto janë të mjaftueshme që këto .

Sipas ekspertit Musai të gjitha këto janë të mjaftueshme që këto trajnime dhe certifikata të konsiderohen të pavlefshme. / HashtagAL – Citimet nga ‘Panorama’

Shënim: Bardhyl Musai, profesor në Universitetin e Tiranës, doktoruar në shkencat e edukimit dhe njëkohësisht drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Arsim Demokratik (CDE), është ekspert i arsimit në Shqipëri, autor i mjaft librave e artikujve studimorë e hulumtues, botues i më shumë se pesëdhjetë librave për politikat arsimore, menaxhimin në arsim, psikologjinë e edukimit, të menduarit kritik, mësimdhënien, të nxënët, planifikimin, kurrikulumin, vlerësimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency