Ruçi kundërshton PD-në: Kërkesa juaj sa për të larë gojën

0
169

Partia Socialiste kundërshton kërkesën e PD-së për mbajtjen e një referendumi mbi ligjin e importit të plehrave. Për kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, kërkesa e demokratëve është vetëm për të larë gojën, dhe nuk ka asnjë dëshirë për të.

“Është e drejta juaj ta bëni opozitën si të doni ju dhe si të dëshironi ju. Ju po flisni për plehra, por këtu s’ka kaluar asnjë ligj për plehra. Por ka kaluar një ligj që bën fjalë vetëm për lëndën e parë. Ky ligj përcakton, kufizon, në mënyrë strategjike, në ato që keni miratuar ju para 4 viteve më parë, dhe pikat ku do të futen. Ju kujtoni se shqiptarët e hanë sapunin me djathë. Ju kërkoni referendum me firmat tona, që i kemi mbledhur 4 vite më parë. As firmat nuk i bëni dot. Ne thamë që do ta anullojmë atë ligj, dhe e anulluam kur erdhëm në pushtet.

Ligji vetëm e përmirëson atë, nuk e shkatërron. Ligji bën fuqizimin e industrisë së riciklimit. Ligji mban në punë 3500 veta, dhe nuk I hedh në rrugë 10 mijë apo 15 mijë njerëz. Ju keni sot sot: Më ka çu Lala me la gojën. Ju e bëtë dhe kaq”- tha Ruçi.

Nderkaq, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se kjo cështje do të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency