Standard.al

Intervista/ Rama: Plastika nuk është mbetje e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama deklaron në studion e Opinion se sot doganat shqiptare janë më të përgatitura për të importin e mbetjeve të riciklueshme, por ndonëse gazetari Blendi Fevziu këmbëngul se në doganat tona futet hashash, Kryeministri nuk arrin të përgjigjet për këtë, duke bërë diversion.

Rama ka shtuar se plastika, lëndë që do hyjë në dogana, nuk është lëndë e rrezikshme.

Fevziu: Jeni gati ta çoni në refendim popullor ligjin?

Rama: Kë të çoj në refendoum, të drejtën e kompanisë për të blerë si në Kosove serbi… lëndë të parë?

Fevziu: Pse ja privuat këtye biznesmenëve? Përse e ndaluat në vitin 2013. Apo gënjyet shqiptarët?

Rama: Ta thashë dhe po, përdërisa bllokimi total i çdo importi dhe i mbetejeve që quhen lëndë e parë ka qenë detyrim edhe pse do krijonte ngërç. Kanë qenë dy qëllime. E para: Ka qënë për të marrë masa aktive në dogana. Këtu behët fjalë për një hapje të domosdoshme të një rrugë normale për planin tonë për menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2013 doganat tona nuk i kishin vlerësimin e sotëm. Sot doganat tona kanë skaner që skanojnë gjithcka.

Fevziu: A janë doganat tona që kalon hashashi?

Rama: Po flasim për helmet jo për hashashin. Pastaj po të flasim për hashashin kalon apo jo këtu nuk është foklokor. Hashashi është bar. Skaneri është për gjë tjetër. Plastika është e rrezikshme? Cfarë rreziku ka plastika????

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.