Dënohet me 13 vite burg shqiptari që vrau shpërndarësin e drogës në iItali

0
180

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg për vrasjen e një shpërndarësi droge në Itali. Kujtim Avdyli ka marrë dënimin nga një gjykatë në Torino. Shqiptari ishte në nga autorët e vrasjes së Moussa Seck, 24 vjeç nga Senegali. Me aktivitetin e tij të shitjes së drogës, senegaleze kishte kthyer në shqetësim për prostitutat e zonës të cilat kontrolloheshin nga grupi i Avdylit. Ai u vra me pesë plumba dhe e gjitha kjo u filmua nga kamerat e sigurisë. E gjitha kjo ndodhi në maj të vitit 2014. Pas vrasje, 38-vjeçari pagoi një femër për t’i fshehur armën e krimit dhe u largua për në Shqipëri, ku u arrestua disa vite më pas. Pesë bashkëpunëtorët e tij, të gjithë shqiptarë, morën në total një dënim prej 10 vite burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency