Bllokohet kamioni me drogë, arrestohen dy shqiptarë

0
192

190 kilogramë drogë, 50 mijë euro të sekuestruara dhe 6 persona të arrestuar. Ky është bilanci i një operacioni të organizuar nga policia italiane në qytetin Aprila.

 

Ndër personat e ndaluar janë dhe dy shqiptarë, një grua me emrin Adriana Gjoka, 34 vjeç dhe Dorian Kasemi, 27 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë italianë.

Sasia e drogës ishte fshehur në një kamion që vinte nga Spanja. Ndërkohë, policia italiane ka filluar hetimet për të zbuluar vendin ku do të shkonte sasia e drogës.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency