Ave Çezar! Rrugëtimi i gjatë i Perandorit

0
153

Kuestor (Vitit 69 Para Krishtit)

Në vitin 69 Çezari u zgjodh kuestor i Betikës (Andaluzia e sotme në Spanjë). Pozita ishte e ngjashme me atë të një gjyqtari, të kombinuar me një kontabilist; Çezari mbikqyrte financat e rajonit, si dhe kryente hetime kur paraqitej rasti. Ky rol mund të ketë frymëzuar vizionin e tij për drejtimin e butë të perandorisë, me risitë e tij të mëvonshme në ndërtimin e infrastrukturës romake.

Edil (Viti 65)

Një edil organizonte lojëra dhe mbikëqyrte ndërtesat publike dhe tregjet e Romës. Çezari e shfrytëzoi këtë pozicion për të fituar simpatinë e publikut, duke organizuar lojëra të pafundme gladiatorësh, me një numër prej 640. Senati ishte i shqetësuar, dhe përcaktoi një numër gladiatorësh që mund të mbante një person, por mesazhi ishte i qartë:Çezari e dinte se çfarë donin njerëzit e thjeshtë.

Pretor (Viti 62)

Pozicioni i pretorit, i kombinuar me detyrat e një edili dhe një kuestori. Ata ishin magjistratë të lartë të caktuar për të mbikëqyrur çështjet civile, ndërsa të tjerët duhej të drejtonin gjykata të veçanta. Në mungesë të një konsulli, ishte pretori ai që merrte pushtetin. Vetëm një hap para postit të konsullit, kundërshtarët e Çezarit filluan të shqetësohen gjithnjë e më shumë, në kushtet kur ai nuk po tregonte shenja se do të ndalej.

Konsull (Viti 59)

Konsulli ishte një post presidencial i ndarë mes dy burrash, dhe u krijua pasi romakët shfuqizuan monarkinë. Ai kishte shumë pushtet, përderisa zotëronte kontrollin e financave të Republikës, ushtrisë dhe sistemin e drejtësisë. Edhe pse një konsull duhej të dëgjonte këshillat e Senatit, ata s’mund të gjykonin veprimet e konsullit, përsa kohë ai ushtronte mandatin e tij.

Guvernator (Viti 58)

Një guvernator apo prokonsull, qe një pozicion rajonal i cili kishte shumë nga detyrat e një konsulli. Fitimprurës dhe i fuqishëm, ishte posti më tradicional pas konsullit, dhe një prokonsull s’mund të përballej në ndjekje penale, derisa mandati i tij të mbaronte. Si guvernator i Galisë, Çezari i shtoi Francës së sotme edhe Belgjikën, ndërsa ndërmori ekspedita në Britaninë e Madhe.

 

Perandor (Viti 49)

Froni i perandorit erdhi ndërsa Çezari u përpoq të gjejë një titull, që përputhej me përgjegjësitë e tij pa u emëruar mbret. Ai mori përsipër detyrat e disa zyrave të ndryshme, si pretor dhe konsull, pa i marrë zyrtarisht këto tituj. Ai nuk qe më i detyruar të merrte këshilla nga Senati, dhe vetë u përfshirë thellësisht në projektet e mëdha infrastrukturore të Romës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency