Standard.al

Anniston pranë ish-it në momentet e vështira

Pas ndarjes me Angelina Jolie, e cila bëri bujë në pothuajse të gjitha mediat botërore, aktori hollivudian Brad Pitt, duket se ka takuar ish partneren e tij Jennifer Aniston.

Sipar Radar Online, takimi Pitt-Aniston është bërë në fshehtësi në një hotel në Los Angeles.

Kjo është konfirmuar edhe nga një burim i afërt me aktorin amerikan, i cili ka thënë se ekziston një mundësi e madhe që ai të pajtohet me Aniston.

“Brad ishte dashuria e jetës së saj dhe këtë nuk e mohoi kurrë. Ajo është e lumtur nga shkurorëzimi i tyre”,  thotë burimi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.