Sherr midis të moshuarve në Berat, shpëtohet nga vrasja një 81-vjeçar

0
185

Një sherr për motive ende të panjohura, por sipas policisë për motive të dobëta, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë” në vendin e quajtur “Rruga e Liqenit”, në Berat.

Sipas policisë, 71-vjeçari Dilaver Ibro, pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me sende të forta prerëse, nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës, 81-vjeçarin R.K.

Për pasojë, 71- vjeçari Ibro është vënë në pranga nga blutë e Beratit. Tashmë mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency