Raporti i KVV: Zgjedhjet në Dibër cënuan cilësinë, s’plotësuan standartet demokratike

0
166

Koalicioni i Vëzhguesve Vendor publikoi raportin e monitorimit të zgjedhjve të pjesshme vendor për kryetarin e ri të bashkisë së Dibrës. Nga monitorimi në terren  i procesit, Komsioni  evidenton  mjaft probleme, të cilat në raport thuhet se cënuan cilësinë duke mos garantuar standarde zgjedhore  demokratike dhe europiane.

Koalicioni ngre shqetësimin e blerjes së votës dhe presionit ndaj zgjedhësve, ndërsa thotë se reagimi institucional ishte tejet i ulët, për t’i dhënë zgjidhje problemeve.

Përballë këtyre shqetesimeve, Koalicioni i Vezhguesve Vendor, ofron 9 rekomanime për ndryshime në kodin zgjedhore. Ngritja e  nje strukture pranë prokurorisë për trajtimin e  rasteve të korrupsionit zgjedhor qëndron në thelb të shqetësimit që duhet ti jepet zgjidhje.

Gjithashtu  koalicioni rekomandon që t’i hiqet e drejta zyrtarve  dhe funksionarëve shtetërorë  të marrin role drejtuese  në veprimtaritë e fushatave zgjedhore  sidomos kur ato i përkasin zgjedhjeve për qeverisjen vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency