Ferrari historia e krijimit dhe evolimit të saj (Foto)

0

24827152_source 7554 download

 

Ferrari është një prodhues automjetesh sportive me bazë në Maranello, Itali. Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.

Historik mbi krijim e kësaj kompanie

Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoi Scuderia Ferrari në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër në Modena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinat Alfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave. Në vitin 1941, Alfa Romeo u konfiskua nga qeveria fashiste e Benito Musolinit, si pjesë e përpjekjeve të fuqive të boshtit fashist. Ndarja e Enzo Ferrarit ishte mjaft e vogël që të ishte e paprekur. Sepse atij i ishte e ndaluar me kontratë që të merrte pjesë në gara për katër vite, Scuderia për një kohë të shkurtër u bë Auto Avio Costruzioni Ferrari, e cila gjoja prodhonte makineri pune dhe pajisje avionësh. Gjithashtu e njohur si Scuderia Ferrari Enzo Auto Corse, Ferrari në fakt prodhoi vetëm një makinë gare, Tipo 815, në periudhën e jo-konkurrimit. Ajo ishte makina e parë Ferrari (ajo ka debutuar në Mille Miglia në 1940), por për shkak të Luftës së Dytë Botërore ajo pa konkurrencë të vogël. Në vitin 1943 fabrika Ferrari u zhvendos në Maranello, ku ka mbetur që atëherë. Fabrika u bombardua nga aleatët në vitin 1944 dhe u rindërtua në vitin 1946, pas përfundimit të luftës, dhe përfshiu makinat e prodhimit rrugor. Makina e parë rrugore e Ferrarit ishte 125 S e 1947-ës, e fuqizuar nga një Motorr V12 1.5 L; Enzo Ferrari i ndërtoi dhe i shiti ato për të themeluar Scuderia Ferrari.  Në 1988, Enzo Ferrari nxori në treg Ferrari F40, modeli i fundit i Ferrarit para vdekjes së tij në fund të vitit, dhe njëra nga supermakinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë. Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi Enzon. Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, e cila u prezantua dhe iu vu emri në nder të themeluesit të Ferrarit, Enzo Ferrari. Në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara kishin një çmim prej $650,000 copa. Në 12 shtator 2012, 964 makina Ferrari (me vlerë mbi $162 milionë) morën pjesë në ngjarjen e Ferrari Driving Days në pistën e Silverstone dhe bënë paradë rreth Silverstone Circuit dhe vendosën rekord botëror.

Stema si u krijua

Simboli i famshën i skuadrës Ferrari është Cavallino Rampante, hamshori i zi mbi dy këmbë në mburojë të verdhë, zakonisht me shkronjat S F, me tre shirita jeshilë  të bardhë dhe të kuq, ngjyrat kombëtare italiane në pjesën e sipërme. Makinat e rrugës kanë një stemë drejtkëndëshe dhe mund të vendoset stema në formën e mburojës nën pasqyrat e përparme afër derës.  Në 17 qershor 1923, Enzo Ferrari fitoi një garë në pistën e Savios në Ravenna ku takoi Konteshën Paolina, e ëma e Kontit Francesco Baracca, një as i forcave ajrore italiane dhe hero kombëtar i luftës së parë botërore, i cili vizatonte një kalë në anët e avionit. Kontesha i kërkoi Enzos ta përdorte këtë kal për makinat e tij të garave, duke sygjeruar se do ti sillte atij fat. “Kali mbi dy këmbë” origjinal i vizatuar në avionin e Baraccas ishte vizatuar formë reje me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, por Ferrari vendosi që kali të jetë i zi  ashtu siç ishte vizatuar në avonët e skuadronit të Baraccas pas vdekjes së pilotit në detyre dhe ai shtoi të verdhën kanarinë për fushën pasi ishte ngjyra e Modena, vendlindjes së tij. Por kali i Ferrarit ishte i ndryshëm nga ai i kontit në disa detaje të vogla si bishti i kalit në avion ai e kishte bishtin me drejtim poshtë ndërsa stema e Ferrarit e ka me bishtin lart. Ferrari përdori cavallino rampante si një kompani zyrtare në vitin 1929. Që prej garës 24 orëshe të Spa në 9 korrik 1932, cavallino rampante është përdorur tek Alfa Romeot që garonin për Scuderia Ferrari. Motivi i kalit mbi dy këmbë është i vjetër, mund të gjendet në monedhat antike. Një kal i zi në fushë të verdhë shihet edhe në Stemën e qytetit Gjerman të Stuttgartit, shtëpia Mercedes-Benzit dhe byrosë së dizenjimit të Porsche, të dyja konkurrentet kryesore të Alfas dhe Ferrarit në vitet 1930. Emri i qytetit vjen nga Stutengarten, një formë e vjetër e fjalës gjermane Gestüt, e cila përkthehet në shqip stallë kuajsh dhe në Italisht scuderia. Porsche gjithashtu e përfshin stemën e Stuttgartit si logon e korporatës, me në qendë emblemën e shtetit Ëürttemberg. Rössle i Stuttgartit i ka të dyja këmbët e prapme të vendosura në tokë, si kali i Baraccas, por jo si cavallino i Ferrarit. Fabio Taglioni e përdorte cavallino rampante në motorat e tij Ducati, po ashtu Taglioni ka lindur në Lugo di Romagna si Baracca, dhe gjithashtu u ati i tij ishte pilot luftarak në luftën e parë. Ndërkohë që fama e Ferrarit rritej, Ducati e braktisi stemën e vjetër ndoshta nga ndonjë marrëveshje midis kompanive.

Ngjyra

Që prej viteve 1920, makinat italiane të garave Alfa Romeo, Maserati dhe më vonë Ferrari dhe Abarth ngjyroseshin në të “kuqen e garave” (Rosso Corsa). Kjo ishte ngjyra kombëtare e garave e Italisë, siç u rekomandua nga organizatat ndërmjet luftërave botërore të vilat u shndërruan në FIA. E cila e referohet kombësisë së skuadrës garuese, jo të prodhuesit të makinës apo pilotit. Në këtë skemë, makinat franceze të Bugattit ishin blu, Gjermanet si Benz dhe Mercedesi ishin të bardha dhe Britaniket me jeshile si në mesin e viteve 1960 Lotusi dhe BRM. Kuriozisht, Ferrari fitoi Kampionatin Botëror në 1964 me John Surtees duke konkuruar dy garat e fundit në Amerikën Veriore me makinat e ngjyrosura me ngjyrat e SHBA-ve të bardhë dhe blu, pasi nuk u regjistruan nga fabrika Italiane, por nga skuadra amerikane North American Racing Team. Kjo u bë si formë proteste në lidhje me Ferrarin dhe me Autoritetin Italian të Garave në lidhje me homologimin e makinave të reja të garave Ferrari me motor në mes.

Makinat koncept dhe specialet

Ferrari ka prodhuar disa makina koncept, si Ferrari Mythos. Ndërkohë që disa modele ishin radikale si Ferrari Modulo dhe nuk u nisën kurrë për prodhim, të tjera si Ferrari Mythos kanë treguar elemente stilimi të cilat janë shfrytëzuar për prodhim. Koncepti më i fundit i Ferrarit ishte Ferrari Millechili i vitit 2010. Disa prej versioneve të vetme rrugore të Ferrari u prodhuan gjithashtu, disa prej tyre janë regjistruar nga pronarë të pasur. Si Ferrari P4/5. Programi i projekteve speciale i Ferrarit me dizenjuesit si Fioravanti, Pininfarina, dhe Zagato ndërtojnë modele të modifikuara të Ferrarit si modele strukturore bazë. Makina e parë e këtij programi ishte SP1, e regjistruar nga një ekzekutiv biznesi Japonez. E dyta ishte P540 Superfast Aperta, e regjistruar nga një entuziast Amerikan.

Risit në prodhimin e makinave

Makina e parë Ferrari ishte 125 S sportive. Në 1949, Ferrari 166 Inter, lëvizja e parë e kompanisë në tregun e grand touring, e clia vazhdon të mbajë shitjet e Ferrarit deri në ditët e sotme.Disa modele u dizenjuan me pamjen e jashme nga Pininfarina, Zagato dhe Bertone. Dino ishte Ferrari i parë me motor në mes. Ky model u përdor për shumicën e Ferrareve të viteve 1980 dhe 1990. Modelet V8 të Ferrarit përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të Ferrarit. Për disa kohë, Ferrari prodhoi versione 2+2 për makinat V8 me motor në mes. Megjithëse dukeshin ndryshe nga 2-vendëset, si GT4 dhe Mondial ishin të lidhura ngushtë me 308 GTB. Kompania prodhoi makina 2+2 me motor përpara, deri në modelet e sotme 612 Scaglietti dhe California. Ferrari prodhoi makina me motor në mes me 12-cilindra për Berlinetta Boxer në 1973. Më e fundit Testarossa mbetet modeli më i famshëm i Ferrarit.