Vogëlushi 10 vjeç nga Shqipëria: Më ndihmoni, mami im do të më vrasë

0
305

Një fëmijë 10 vjeç është paraqitur në stacionin e policisë në Napoli, duke qarë dhe i tmerruar. “Më ndihmoni, nëna ime donte të më vriste me thikë”, mësohet tu ketë thënë duke qarë ai policëve.

Fëmija i vogël ka rrëfyer tmerrin, nëna e tij shqiptare kishte tentuar të vriste atë dhe veten. Menjëherë në lidhje me çështjen janë vënë në dijeni punonjësit e shërbimit social, të cilët janë shprehur se ishin në brendësi të çështjes dhe problemi i kësaj familje, tashmë ishte vërtet dramatik.

Mësohet se nëna shqiptare ka kryer disa herë veprime të tilla. Fëmija ndërkohë është marrë nën përkujdesje në pritje të vendimit të gjykatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency