Vdes gruaja më e moshuar shqiptare, ishte 115 vjeçare

0
187

Gruaja më e vjetër në Shqipëri u nda nga jeta mesditën e së dielës, e rrethuar nga fëmijët e saj, nipërit dhe dy breza stërnipërish. Një familje e madhe për të cilën nënë Qerimja ishte e lumtur dhe falënderonte Zotin.

Qerime Ballabani, plot 115 vite jetë, ia dedikoi ato një ushqimi të shëndetshëm tërësisht shqiptar, siç është buka e misrit dhe dhalla.

Top Channel e intervistoi vetëm disa ditë më parë gruan më të moshuar në vend, duke përcjellë për të gjithë shqiptarët historinë e një jete të gjatë, të mbushur me mundime, por edhe me kënaqësinë që të fal një familje e madhe.

E moshuara nga fshati Snosen i Gramshit nuk theu vetëm rekordet e moshës, por edhe të një kujtese të jashtëzakonshme që e shoqëroi deri ditën e fundit të jetës së saj të gjatë.

Qerime Ballabani gjithë jetën e saj e kaloi shëndetshëm dhe vetëm tre ditëve të fundit iu dorëzua shtratit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency