Tronditet Fushë-Kruja, një tjetër shpërthim me eksploziv në një objekt të rrënuar

0
187

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur herët në mëngjes sot në Fushë Krujë dhe ka tronditur banorët.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në orën 5:15 në një objekt të rrënuar, jofunksional, në pronësi të shtetasit D.M dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar ndonjë dëm, por nuk dihen arsyet pse ndodhi.

Policia ndodhet në vendngjarje për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency