Standard.al

Të rinjtë e FRESSH dhe FRPD përplasen në Gjirokastër, shkak kazanët e plehrave

Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Gjirokastër kanë shkruar në kazanët e plehrave emrat e disa deputetëve, ministrave dhe kryeministrit Edi Rama, si përgjigje e miratimit të importit të plehrave në Shqipëri.Megjithatë, ky veprim ka hasur në kundërshtimin e kolegëve socialistë, të rinjve të FRESSH, të cilët janë angazhuar maksimalisht të lyejnë kazanët e plehrave.Anëtarët e FRESSH kanë larguar me shpejtësi emrat e idhujve të tyre nga kazanët e plehrave, ndonëse ato ndodhen aktualisht në të gjithë kazanët e Shqipërisë.Nga kjo përplasje diçka ka qenë shumë pozitive, lyerja e kazanëve me bojë pasi disa prej tyre kanë qenë në gjendje shumë të mjerueshme dhe për më të tepër në një qytet turistik si Gjirokastra./newsbomb

kazan-1 kazan2 kazan3 kazan4 954cb3881e30646058ec43f25550dc88_l

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.