Tatimori merr 20 mijë lekë ryshfet për të mos vënë gjobë 200 mijë lekëshe ndaj biznesit

0
161

Fiks Fare i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsionit në administratën shtetërore, ku denoncoi me zë dhe figurë një inspektor tatimor, i cili ushtron presion ndaj tregtarve, me qëllim për të përfituar ryshfet. Emisioni investigativ në Top Channel solli historinë e një pronari thertoreje në zonën e Institutit në Tiranë, i cili rrëfeu se inspektorët e kontrollit tatimor në kryeqytet e kishin kërcënuar me gjoba të larta, me qëllim që ai të jepte para nën dorë.

Rushit Azemi tregoi për Fiks Fare se ai është koshient që ka shkelur ligjin duke punuar në të zezë, por detyrohet për të fituar bukën e gojës. Thertorja qe ai ka në pronësei, në lagjen Institut të Kamzës, ishte bllokuar , por ai kishte filluar të punonte në të zezë.

“Erdhën katër inspektorë të tatimeve. Ai që ishte si punë përgjegjësi e bëri. Unë e kuptoja që ai po më bënte presion, duke më thënë, jo gjoba minimale është 2 milionë lekë, jo ke shkelur ligjin, dhe unë thashë është e vërtetë që unë kam shkelur ligjin dhe pranoj të vënë edhe gjobën. Por ama nuk mund të lejoj këtë tjetrën, pasi duke abuzuar me shkeljen e ligjit, ai më kërkonte lekë. Unë më mirë pranoj të shkel ligjin dhe të nxjerr dhjetë mijë lekë për të ngrënë bukë, se nuk ka rrugë tjetër, ose do të vjedhim”, u ankua Azemi për Fiks Fare, sipas të cilit inspektorët i kishin kërkuar 20 mijë lekë të reja për ta falur, pra 10 për qind të shumës së gjobës. Pronari i thertores tregon se në momentin kur inspektorët i vajtën në biznesin e tij, ai kishte vetëm pesë mijë lekë të reja në xhep, ua kishte ofruar, por ata nuk kishin pranuar. Kërkonin më shumë, 20 mijë lekë për të mos firmosur gjobën.

Proanri i thertores ishte i bindur se grupi i punonjësve që i kishin shkuar në dyqan ishin inspektorë të tatimeve

Ai tregon se brenda 3 vitesh, aktiviteti i tij është mbyllur tri herë. “Në këto kushte, unë mendova t’i drejtohemi Fiksit, sepse nuk kemi kujt t’i drejtohemi tjetër”, thotë pronari i thertores.

Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ u interesuan për inspektorin, që u paraqit sërish pranë aktivitetit të Rushit Azemit. Gjatë bisedës me pronarin, inspektori merr fillimisht 5 mijë lekë të reja dhe më pas 15 mijë lekë të tjera, pra në total 20 mijë lekë të reja për të lënë të qetë tregtarin. Madje, ai garanton se nuk do e shqetësojnë edhe të tjerët. “Unë ta thashë që qëpari. Unë i jam vënë vetë asaj pune, dhe kam mbaruar punë. Ata të tjerët kontrollojnë zonën”, shprehet ai gjatë bisedës me Fiks Fare. Ai merr paratë dhe më pas largohet nga aktiviteti i Rushit Azemit, duke premtuar që nuk do ta shqetësojë asnjë inspektor tjetër gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency