Shkolla Verore Europiane, Meta: Qëllimi kryesor,forcimi i kapaciteteve për procesin e integrimit

0
141

Sot u hap Shkolla Verore Evropiane, në Tiranë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku për  qëllim kryesor ka forcimin i kapaciteteve për procesin e integrimit. Profesorë të Kolegjit Evropian të Bryzhit (Belgjikë) dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar të çështjeve të integrimit do të referojnë mbi këtë proces gjatë një jave, në këtë Shkollë ku marrin pjesë 37 nxënës, të shpallur fitues pas një gare të hapur. Në ceremoninë hapëse, kryetarja e KKIE-se, Majlinda Bregu theksoi rëndësinë e Shkollës në forcimin e kapaciteteve institucionale për integrimin. “Është koha e duhur për çeljen e një Shkolle të tillë”, tha ajo, pasi “Shqipëria nuk ka ende një institucion të specializuar për këtë proces dhe trajnimin e të gjithë aktorëve, veçanërisht atyre që punojnë për të”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e vlerësoi çeljen e Shkollës Verore si një “një gur të çmuar në përfshirjen dhe nxitjen e të gjithë aktorëve në procesin e integrimit”. Duke u ndalur tek miratimi me konsensus të gjerë i reformës në drejtësi, kryeparlamentari theksoi se edhe për reforma të tjera, që i shërbejnë forcimit dhe transformimit të vendit, duhet bashkëpunim dhe dialog politik.

“Kuvendi i Shqipërisë gjithnjë do të jetë i impenjuar dhe i angazhuar për të bashkëpunuar me të gjithë grupet e interesit, dhe mbi të gjitha, për të ndërtuar e ruajtur bazat e shëndosha të një dialogu të përshtatshëm dhe efikas politik ndërmjet palëve, në interes të këtij procesi madhor për të gjithë shqiptarët.

Dua ta përsëris edhe një herë se çdo çështje që lidhet me integrimin evropian, shkon përtej çdo interesi apo axhende të ngushtë partiake”, tha ai. Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin e cilësoi hapjen e kësaj Shkolle si “çelësin” për anëtarësimin në BE. Shkolla ka një potencial të madh për të bërë më të qartë për rrugën se si do të ecet në këte proces, tha ajo. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një zgjedhje politike që duhet të përfshijë të gjithë aktorët dhe kjo kërkon ndryshime historike, theksoi Vlahutin. Megjithë ndryshimet e bëra në Shqipëri në këto 25 vite pluralizëm, sfidat para vendit janë ende të mëdha, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit, zbatimi i të drejtave të njeriut, etj.

Shkolla Verore, theksoi ambasadorja, synon të japë edukimin e duhur për të qenë të përgatitur në procesin e integrimit dhe pjesa më e rëndësishme e tij, është dialogu politik, i cili do t’ju çojë drejt kësaj rruge. Zv/ministrja e Integrimit, Erisa Xhixho tha se çelja e Shkollës Verore vjen në një moment të rëndësishëm dhe pozitiv, kur pritet dalja e raportit të BE-së pas pak javësh, ku Shqipëria do mund të bëjë një hap tjetër përpara, pas statusit të vendit kandidat.

Kjo Shkollë kërkon dhe hartimin e një dokumenti strategjik kombëtar për krijimin e strukturave të negociueshme, që është thelbësore për tegrimin e suksesshëm. Ministria e Integrimit ka detyrimin ligjor që të koordinojë këto struktura dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me të të BE-së., tha Xhixho, ndërsa shprehu gatishmërinë e këtij dikasteri për të trajnuar gjithë administratën për këtë proces të rëndësishëm.

thumbnail_fzh_6452 thumbnail_fzh_8393 thumbnail_fzh_8395 thumbnail_fzh_8399 thumbnail_fzh_8408 thumbnail_fzh_8417

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency