Standard.al

SHBA, pedofili tenton të therë me copë metali prokurorin në gjykatë (VIDEO)

SHBA – Një pedofil, i cili akuzohet për abuzimin e një vajze të vogël, ka tentuar të therë me një copë metali prokurorin në gjykatë, ndërkohë që juria po jepte vendimin ndaj tij. 35-vjeçari, Joshua Harding nga Michigan SHBA është duke u gjykuar për abuzimin e një vajze 10-vjeçare. Në këtë video shihet Joshua, duke qëndruar në sallën e gjyqit bashkë me avokatët dhe zyrtarë twë tjerë, ndërkohë që juria ishte gati të lexonte vendimin. Por, ai papritmas vrapon drejt prokurorit ndihmës, Jonathan Roth me një copë metal dhe tenton ta therë. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë dhe prokurori shpëtoi pa lëndime. I akuzuari e kishte fshehur copën e metalit nën mëngë. Tani, ai përveç abuzimit seksual, akuzohet edhe për terrorizëm dhe tentativë vrasjeje.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.