Rikthehen “Lulëkuqet mbi mure”, Rama nxjerr FRESSH të fshijë emrin e tij nga kazanët

0
255

Me siguri që të gjithë e keni parë filmin shqiptar “Lulëkuqet mbi mure” të vitit 1976 të regjisorit Dhimitër Anagnosti. 40 vjet më vonë ky film bëhet realitet. Nuk bëhet fjalë për të miturit e ndonjë jetimoreje që fshijnë parullat nëpër mure, por të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist që mbulojnë emrat e deputetëve dhe ministrave në kazanët e plehrave. Fotot janë bërë në Gjirokastër ku një grup të rinjsh të FRESSH kanë lyer me bojë kazanët ku ishin shkruar emrat e kryeministrit apo ministrave.

Lapsi.al pyeti në bashkinë e Gjirokastrës, por aty thanë se nuk ishin në dijeni të një aksioni të tillë. Burime të lapsi.al sqaruan se kjo ishte një iniciativë e FRESSH dhe jo e bashkisë së drejtuar nga Zamira Rami e LSI-së. Bashkia është kujdesur vetëm për kazanët ku ishte shkruar emri i kreut të LSI-së Ilir Meta dhe deputetit Vangjel Tavo, por nuk ka prekur ata me emrat e kryeministrit apo deputetëve të PS-së. A do të mundet Rama të heqë emrin nga njolla që la shkelja e premtimit të bërë duke anuluar ligjin e miratuar prej tij?  /lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency