Standard.al

Policia zbardh atentatin e Velipojës: Babai me 2 djem qëlluan mbi një furgon

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi përplasjen e armatosur në Velipojë. Sipas saj ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Mali Kolaj. Ajo është njoftuar se në këtë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që ka konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Policia thotë se janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij atentati. Ata janë Kanto Vushmaqi dhe dy djemtë e tij Edmondi dhe vëllai i Edmondit ende i paidentifikuar. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.