Përplasje verbale në Këshillin e sigurimit për Sirinë

0
169

Edhe pse jane mbledhur për t’i dhënë një zgjidhjes situatës së rëndë në Siri, mbledhja e Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit është kthyer në një përplasje verbale mes Rusisë nga njëra anë dhe, SHBA dhe vendeve perendimore nga ana tjetër. Kështu, nuk ka vonuar përgjigjia e Kremlinit drejt akuzave për barbarizëm që erdhën nga Shtetet e Bashkuara.

“Këto janë tone të papranueshme. Kjo gjuhë vetëm dëmton iniciativën e përbashkët për t’i dhënë fund luftës civile në Siri,” ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit , Dimriti Peskov.

Më herët SHBA akuzuan Sirinë se ka kryer krime lufte në Aleppo.

Samantha Power, Ambasadore e SHBA-ve ne OKB: “Ajo që Rusia po përkrah e po bën në Siri nuk është kundër-terrorizëm, por barbarizëm. Vazhdimisht thotë një gjë dhe bën krjetësisht të kundërtën. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë paqe në Siri, nëse Rusia e vazhdon këtë luftë”.

Ndërsa i dërguari special i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, tha se që prej rinisjes së bombardimeve janë vrarë mbi 200 persona, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency