PD kërkon seancë dëgjimore me maturantët, Nikolla refuzon

0
167

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka kërkuar në emër të opozitës një seancë dëgjimore ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në lidhje me maturantët dhe procesin e pranimit të tyre në universitete.

Ne mbledhjen e sotme të Komisionit të Edukimit kërkesa e PD-së është hedhur poshtë me votë, ku 6 deputetë të opozitës kanë votuar pro, ndërsa 6 të PS-së kundër. Ndërkohë, një qëndrim asnjëanës ka mbajtur LSI-ja, pasi deputetja Kejdi Mehmetaj ka abstenuar.

Faza e parë e pranimeve në universitetet publike në vend hasi me protesta dhe pakënaqësi nga një pjesë e maturantëve, të cilët deklaruan se ndonëse kishin mesatare të larta, nuk kishin arritur të fitonin asnjë nga 10 degët që kishin hedhur në formular.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency