“Marubi”/ Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

0
175

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” mbërrin në edicionin e njëmbëdhjetë.Në kuadër të Edicionit të Njëmbëdhjetë të Festivalit të filmit për të drejtat e njeriut, IHRFFA, i cili fillon sot dhe vazhdon deri më 1 tetor, në Akademinë “Marubi si dhe në Akademinë e Arkivit Qendror të Filmit, do të prezantohen 45 filma nga shtete të ndryshme të botës. Këto filma kanë si tematikë migracionin, një ndër problematikat ndërkombëtare të shoqërisë. Në këtë festival do të paraqiten edhe dy filma me produksion shqiptar, ku njeri prej tyre quhet “Brava” që tregon për një siriane që përpiqet të integrohet në familjet shqiptare. Festivali do të startojë me filmin “Zjarr në Det” të regjisorit Gianfranco Rosi, fituesi i çmimit “Ariu i Artë” në Festivalin e sivjetshëm të Berlinit.Programi i festivalit do të fillojë shfaqjen e filmave çdo ditë në orën 17:00 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe në sallën e kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Një risi e veçantë në këtë edicion është edhe zgjerimi i rrjetit të vendeve ku do të shfaqen filmat e përzgjedhur. Përveç akademisë “Marubi”, si dhe AQSHF, filma do të shfaqen edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në Akademinë e Sigurisë, tek instalacioni Reja, pranë GKA, etj.  Po kështu, një numër filmash me çmime nëpër festivale të ndryshme të botës, përfshirë edhe çmimin Oscar, do t’i krijojnë mundësinë publikut shqiptar të ballafaqohet me një peisazh shumë të gjerë botëror që lidhet drejtpërdrejtë me fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Mbetet prioritare fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, të cilët do të gjejnë në subjektet që trajtojnë filmat, mjaft dilema që kanë të bëjnë jo vetëm me përdtishmërinë, por edhe me të ardhmen e jetës së tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency