“Fshesa institucioanle”/ Rama largon edhe kreun e Prokurimeve Publike

0
459

Një tjetër dorëheqje në administratën e lartë shtetërore. Sot me një vendim të botuar në fletoren zyrtare mësohet largimi i kreut të Komsionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe të një anëtari të këtij institucioni. Dorëheqjen e ka dhënë edhe anëtarja, Juliana Hoxha. Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë zëvendësimet duke vënë në vend të Kërit, në postin e kryetarit në Komsionin e Prokurimit Publik Evis Shurdhan, e cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri. Teksa anëtari tjetër është Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë. Pak ditë më parë ndryshime pati edhe për drejtuesit në Tatime dhe Dogana./panorama

largimii

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency