Dritan Hila sulmon Ramën: O “gjeni” cfarë e pengonte industritë e riciklimit të pastronin Shqipërinë

0
459
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, ka reaguar pas daljes së kryeministrit Rama sot për mbetjet.
Sipas Hilës, gjetja e Ramës se Shqipëria do të jetë më e pastër pas ligjit, ishte shumë interesante.
Ndërsa e ka pyetur me ironi kryeministrin se çfarë i pengonte deri tani industritë e riciklimit të pastronin Shqipërinë.
“Shume interesante kjo gjetja e Edit qe Shqiperia pas ketij ligji do jete me e paster. Po çfare i pengonte industrite e riciklimit deri tani, o gjeni, qe te pastronin Shqiperine? Se nuk ka pasur ligj qe i ndalonte, o fati yne. E cila eshte ajo agjenci e BE qe çertifikoka plehnaxhinjte o i zgjuari yne? Kaq koqe kandari e mendon kete milet, xhanem?!”, ka shkruar Hila në Fb.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency