Standard.al

Djali i ish deputetit shkaktoi aksidentin në kamëz 3 ditë pas përfundimit të dënimit

Vetëm tre ditë pasi kishte përfunduar dënimin dhe pikërisht po në atë vend ku ishte arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, djali ish-deputetit shkaktoi aksidentit tragjik, raporton “TCh”.

Arnold Kola shkaktoi një aksident të rëndë mbrëmë në Kamëz me pasojë vdekjen e efektivit të policisë dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Kola rezultoi sërish nën efektin e alkoolit pasi nga testi që i është bërë testi mbrëmë në spital ka rezultuar në masën 0.32.

22-vjeçari ka qenë arrestuar edhe vjet po për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.