“Dadafest” sjell në Tiranë shkrimtarë e artistë

0
155

Festivali “Poeteka” këtë vit nën emrin “DadaFest” sjell nga sot, data 26 shtator shkrimtarë e përfaqësues bashkëkohor evropianë që në krijimtarinë e tyre ka pak “dada”. “Dadaizmi” që e mori emrin nga belbëzimet e para të fëmijëve, synonte që të çlironte artin nga gjithçka që bie erë gazetarie, pushteti, feje, norme apo rregulli të përcaktuar, thjesht duke thënë: “Dada”.

E ndërsa në të gjithë botën kremtohet 100-vjetori i dadaizmit, në javën e fundit të shtatorit Tirana bëhet për herë të parë “dada”.Festivali “Poeteka” këtë vit nën emrin “DadaFest” sjell nga data 26 shtator shkrimtarë e përfaqësues bashkëkohor evropianë që në krijimtarinë e tyre ka pak “dada”.

Disa poezi nga sahati i Tiranës, që i flet gjithë qytetit, një performance tek instilacioni “Reja”, apo një mbrëmje “Dadamama” në sallën e një teatrit janë vetëm disa nga surprizat që ky festival ju fton të shijoni e të zbuloni mbi “dadaizmin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency