Partizani – Tirana/ Sfidë elektrizuese, por pa gola

0
191

ELBASAN- Partizani dhe Tirana kanë zbritur në “Elbasan Arena” për t’u përballur për herë të 146-ë mes tyre, e para që luhet jashtë kryeqytetit në gjithë në historinë 70-vjeçare të derbit. Mbrëmjen e sotme në Elbasan luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së katërt të Kategorisë Superiore, por gjysma e parë e sfidës është mbyllur pa gola. Të kuqtë zbresin në fushë me misionin për të mos lejuar shkëputjen e Skënderbeut në krye, kurse bardheblutë për ta kthyer në rezultat lojën e mirë që bënë kundër Kukësit fundjavën e shkuar. Asnjë surprizë, ndërkaq, me formacionet, ku të dy trajnerët do të hedhin në fushë formacionet e pritshme. Te Partizani, Emiliano Vila fiton balotazhin me Renaldo Filin në të djathtë të mesfushës në rreshtimin 4-1-4-1. Gjithçka ka shkuar qetë e pa probleme edhe për tifozët, të cilët kanë udhëtuar veçmas nën shoqërimin e rreptë të policisë. Partizani 0 – 0 Tirana

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency