Kreu i PD-së Basha mesazh ngushëllimi për kryebashkiakun e LSI-së Kolonjë

0
198

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta e kryebashkiakut të Kolonjës, Arben Malo. Në një status në faqen e tij në “Twitter”, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllime për familjarët e Malos edhe në emër të forcës politikë që ai drejton. “Në emrin tim dhe PD ofroj ngushëllimet e mia familjes së kryebashkiakut të Kolonjës z.Arben Malo për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryebashkiaku i Kolonjës, Arben Malo humbi jetën mbrëmjen e djeshme, në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency