Horoskopi 25 Shtator 2016

0
226

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot do e kushtëzoni ditën nga disa ëndrra që keni parë gjatë natës. Do të ngriheni në humor të keq dhe me energji negative. Nëse keni vendosur të bëni ndonjë investim apo të hapni një biznes të ri, sot nuk është dita e duhur për ta bërë. Prisni disa ditë, mendojini gjërat më hollësisht dhe pasi të jeni 100% të vendosur, hidhni hapat e parë.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot po shpresoni të merrni lajme të mira në lidhje me rritjen e rrogës apo ngritjen në detyrë. Po mundoheni të jepni maximumin në detyrat që ju janë ngarkuar dhe ndonjëherë e shtyni veten më shumë seç duhet. Kjo nuk është shumë e shëndetshme, pasi njeriu ka nevojë dhe për pak pushim herë pas here. Edhe nëse nuk ndodh tani, keni plot kohë për tja dalë.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Një miku juaj mund të ndjehet pak i mërzitur sot dhe ka nevojë për dikë që ti sjellë buzëqeshjen. Aktivitetet shoqërore do të jenë një ndihmë e madhe për të. Mundohuni që ti qëndroni pranë dhe ta përfshini në sa më shumë aktivitete argëtuese. Gjithashtu dhe ju, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos shpërqëndroheni nga puna juaj.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Do e kaloni pjesën më të madhe të ditës duke u fokusuar në një projekt të rëndësishëm. Kjo do ju marrë shumë energji. Keni nevojë për pak pushim, por planet që kishit bërë me mikun apo partnerin/en tuaj, mund të mos rezultojnë ashtu siç i kishit pritur. Personi do të jetë në humor të keq, kështu që evitoni planet që kishit me të dhe kalojeni ditën të vetëm, duke parë një film apo duke lexuar një libër.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot do të fokusoheni tek çështjet e karrierës. Duhet të jeni shumë të përqëndruar gjatë realizimit të detyrave që ju jepen. Mos lejoni që të zhyteni në një gjëndje mërzie, e cila thjesht do ju pengojë në aktivitetet e përditshme. Sa më fort të punoni, aq më lart do ngjiteni.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot do dëgjoni disa lajme të pakëndshme, por mos i besoni plotësisht. Situata mund të mos jetë aq keq saç duket, kështu që kontrolloni faktet përpara se të shqetësoheni. Gjithashtu, sot nuk është dita e duhur për të përfunduar punët që keni nisur, pasi gjërat mund të mos shkojnë shumë mirë. Prisni të nesërmen, pasi çdo gjë do normalizohet.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Do jeni pak të shqetësuar dhe të mërzitur, për shkak të disa çështjeve të lidhura me paratë. Megjithatë, nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi biznesi (nëse e keni një të tillë) po ecën shumë mirë dhe të ardhurat nuk janë të pakta. Duhet vetëm të jeni pak më të kujdesshëm në shpenzimet që bëni dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Mungesa e komunikimit me një familjarin tuaj, do ju bëjë të ndjeheni keq. Nuk jeni të sigurt nëse keni bërë diçka të gabuar apo sjellja e tij/saj nuk lidhet me ju. Mënyra më e mirë për të zgjidhur situata të tilla është duke e inkurajuar personin që të flasë. Nëse nuk është ende gati, bëhuni të duruar dhe lerini kohë të organiojë mendimet e veta.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Sot mund tju kthehen disa kujtime të vjetra, të cilat mendonit se i kishit harruar. Një ngjarje e caktuar ka risjellë në sipërfaqe ndjenja jo fort të mira, por nuk jeni të sigurt se cila. Një mënyrë për tu qetësuar dhe relaksuar është meditimi. Nëse nuk e keni bërë asnjëherë më parë, konsiderojeni si një mundësi të mirë.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Sot ka mundësi që tju realizohet një ëndërr afat-gjat; ndoshta një udhëtim që e keni dashur prej shumë kohësh apo ngritja në karrierë. Të gjitha shenjat janë pozitive dhe kjo po ju bën të ndjeheni optimistë. Megjithatë, duhet ta përgatisni veten për çdo gjë, pasi asnjëherë nuk i dihet sesi rrjedhin ngjarjet.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot do ju vijë vizitojë një miku juaj dhe ka nevojë për mbështetje. Ka diçka që e shqetëson, kështu që bëni çfarë të mundeni për ta ndihmuar. Merrni një film ose dilni jashtë për ndonjë aktivitet argëtues, pasi kjo do e ndihmojë të largojë mendjen. Do e shihni që përpjekjet tuaja do kenë rezultat pozitiv.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Sot nuk do të jeni në humor të mirë dhe duket sikur nuk ka ndonjë arsye të vlefshme për ktë. Ndoshta keni kaluar një natë të lodhshme dhe keni nevojë për më shumë gjumë. Disa lajme të mira, mund tju kthejnë buzëqeshjen gjatë pasdites. Nëse merrni ndonjë ftesë për të kaluar mbrëmjen me miqtë, mos e refuzoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency