Emocionuese/ Ëndrra e vajzës me sindromën “Down” bëhet realitet (FOTO)

0
186

Emocione pafund ka përcjellë edhe pjesa e dytë e “Ka një mesazh për ty”, e transmetuar këtë të dielë në ekranin e Televizionit Klan.

Historia e radhës bën fjalë për Julianën nga Shiroka, një vajzë 35-vjeç, me sindromën “Down”, e cila ka një ëndërr: Të takojë prezantuesin e “Të Dielës Shqiptare”, Ardit Gjebrean.

dddd

Ëndrra e saj për ta takuar bëhet realitet falë surprizës që i bën ky i fundit, dhe falë prindërve të saj që zgjodhën për t’ia realizuar këtë dëshirë përmes rubrikës, “Ka një mesazh për ty.”

Nëna e Julianës, zonja Roza rrëfen historinë dhe vështirësitë që ajo ka kaluar me rritjen e saj.

111

“Kur lindi vajza e dytë Marcela s’mundja as ta puthja sepse bëhej shumë xheloze. 6 vjeç ishte shumë e dobët për ta futur në shkollë, por ne donim vetëm ta socializonim me fëmijët e tjerë.”

22

Ndërkohë i ulur në publik, babai i Julianës, zoti Rrokë, thotë me lot në sy:
“Si baba kam bërë detyrën time dhe asgjë më tepër.”

Pavarësisht sëmundjes së saj, prindërit e Julianës ndihen krenarë me vajzën e tyre. Nëna e Julianës madje rendit edhe disa arritje që vajza e saj kishte realizuar.

“Juliana është bërë notare, ka shkuar në ’99-ën në Karolinën e Veriut, në 2001 në Hollandë, ka hapur flakën olimpikë në Greqi dhe ka 11 vjet që merr pjesë tek banda “The door” dhe i bie tamburit. Ka shkuar 3 vjet në Norvegji. Për ne është kënaqësi e madhe dhe ajo është njësoj si dy vajzat tona të tjera.”

444

Nuk ka mundur t’u besojë syve Juliana kur përballë monitorit ka parë, pikërisht idhullin e saj, Ardit Gjebrean.

6666

Dhe akoma më e pabesueshme dhe si një ëndërr ka qenë momenti kur moderatori Gjebrea e ka ftuar atë për të vallëzuar./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency