Ambasadori Donald Lu takim të papritur me Ramën në kryeministri

0
208

Ambasadori i SHBA, Donald Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi i Donald Lu me Ramën në Kryeministri ka nisur në orën 19:30. Nuk dihet arsyeja e këtij takimi mbrëmjen e të dielës, porn ë prononcimin e fundit public, Lu foli për situatën e kanabisit në vend dhe për Reformën në Drejtësi. Ambasadori vuri shenjën e barazimit mes qeverisë së Ramës dhe asaj të Berishës, kur bëhej fjalë për trafikun e drogës.

“Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së”, u shpreh Lu dy ditë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency