Presidenti i BE: Të mbyllet rruga ballkanike për emigrantët

0
174

“Vendet evropiane duhet të sigurojnë se rruga ballkanike është krejtësisht e mbyllur përe migrantët e parregullt”, tha sot presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, në fillim të samitit për emigrantët në Vjenë. “Prej ditës së parë të krizës së emigrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtëritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë”, u tha gazetarëve Donald Tusk, para samitit në Vjenë, ku diskutohet për migrimin. Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, sot në Vjenë, ka paraqitur qëndrim të kundërt me zotin Tusk, duke kërkuar që çfarëdo zgjidhje evropiane duhet të bazohet në “humanitet dhe dinjitet”, shkruan REL. Ai i ka kritikuar anëtarët e BE-së se nuk kanë pasur gatishmëri për politikë të përbashkët për migrim. Në samitin e Vjenës, pos Austrisë, Gjermanisë dhe Greqisë, marrin jesë edhe liderët e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë, dhe Hungarisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency