Mjerimi në konsultoren e fëmijëve Tiiranë, mjekë dhe prindër të shqetësuar

0
267

Godinat e Konsultoreve te fëmijëve në Tiranë, vuajnë probleme të renda  infrastukturore. Lagështira dhe mungesa e ujit për larjen e duarve pas çdo vizite, jane dy prej tyre per te vijuar me prezencen e dy mjekëve pediatër në një dhomë, qe përbën rrezik te larte për transmetimin e sëmundveje ngjitëse nga një fëmijë në tjetrin.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Nr.8 Alfred Lulo tha se godina e konsultorit të kësaj qendre është e amortizuar dhe kërkon investime të mëdha, gjë që nuk mund të realizohet me të ardhurat dytësore që kjo qendër siguron.

Alfred Lulo: Janë ndërtesa shumë të vjetra në të cilat duhet patjetër të ndërhyhet në to. Ne kemi ndërhyrë me rregullime të pjesshme të murit. Po sjellim edhe sirtarë të rinj, ku do të vendosen kartelat  përkatëse. Janë investime që kërkojnë fonde të mëdha të cilat unë nuk i disponoj. Ka ardhur bashkia, ka bërë verifikimin e këtyre objekteve, por kam bërë kërkesë në ministri dhe në të gjithë organizmat që kam unë.

Nga ana tjetër prindërit shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me kushtet në të cilat duhet të marrin shërbim shëndetësor fëmijët e tyre, duke kërkuar që këto qendra të shihen si prioritet për investime.

Në Tiranë gjenden 10 Konsultore, çdo qendër shëndetësore ka në strukturën e saj  një të tillë. I gjithe sh3rbimi sh3ndestor p3r fëmijët nga 0 deri në një vjeç por edhe procesi i vaksinimit deri në moshën 14 vjeçare, kryehet vetëm në këto institucione shëndëtësore./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency