Intervistë ekskluzive/ Venera Lumani: Ju rrëfej bashkëjetesën me Lindin dhe projektet e afërme

0
435

images amore-780x439

Fituesja e “The Voice of Albania 2”: Kam dëshirë të kem një bashkëpunim me MC Kreshën

 

 

Intervistoi: Irini Meçe

 

Të gjithë e mbajnë mend Venerën, atë vajzën e çiltër me sy të kaltër nga kompeticioni “The Voice of Albania 2”, ku doli fituese dheu dallua për zërin e saj të bukur. Përpos këtij kompeticioni këngëtarja nga Struga ka bërë një karrierë të suksesshme muzikore ku numëron disa këngë  që tashmë dëgjohen nga të gjithë. Por pas kuintave të “The Voice” lindi edhe një ndjenjë e bukur dashurie mes Venerës dhe një konkurrenti tjetër në “The Voice” i cili edhe ai ka arritur të ketë sukses në tregun muzikor. Bashkë i kemi parë edhe në projekte muzikore dhe padyshim janë çifti më ‘in’ i momentit në showbiz. Së bashku më së fundmi kanë sjellë këngën “Siento Amor”, një këngë kushtuar dashurisë, ku nuk mund të përjashtohen edhe ata të dy. Këngëtarja Venera Lumani na vjen në këtë intervistë për gazetën “Standard” duke folur më shumë rreth suksesit të këtij projekti muzikor si dhe për të mësuar më shumë rreth Venerës dhe Lindit.

 

Kënga juaj më e fundit është “Siento Amor” bashkëpunim me Lindin, e cila u bë një kolonë zanore gjatë verës. Na trego më shumë rreth kësaj kënge?

 

Siento Amor është një këngë e kompozuar nga producenti Ervin Gonxhi, Xhulio Imeri dhe me tekst të Vojsava Alia. Erdhi shumë natyrshëm kur tek një dite shkuam në studio ku producenti na paraqiti këngën dhe na tha që e kishte menduar për ne. Ne na pëlqeu tej mase dhe vendosëm që ta realizonim për verën.

 

Sa të kënaqur jeni ju nga kjo këngë deri më tani?

Shumë të kënaqur sepse ka ecur çdo gjë ashtu siç kemi parashikuar. Më pëlqen që njerëzit e dinë,e njohin dhe e këndojnë.

 

“Siento Amor” shqip “Ndjej Dashuri”, kjo ishte një dedikim për dashurinë tuaj? Sa shumë dashuri ndjeni ju të dy?

Shumë… Po nuk ta them dot saktë sa. Nuk matet. (buzëqesh)

 

Meqë jemi tek dashuria, ju me Lindin jeni njohur në një kompeticion muzikor siç ishte Voice of Albania 2. Na trego si lindi gjithçka?

Kanë qenë momentet më të bukura të jetës, kur lind një dashuri dhe kur ta bën lëviz zemra nga vendi për herë të parë. Çdo gjë ka qenë e natyrshme, ka rrjedh shumë spontanisht dhe ne e kemi shijuar në maksimum.

 

Kush e shprehu i pari simpatinë?

Hmmm…ajo kuptohej nga të dy ne. Mendoj se i lexuam sytë njëri-tjetrit.

 

Në disa projekte muzikore ju kemi parë bashkë, keni menduar që të vini solo, pra të realizoni një këngë vet?

Ne kryesisht kemi këngë solo,është Siento Amor dhe dy projekte të tjera në duet. Karriera jonë është solistike dhe për këtë që të dy numërojmë nga 8 këngë solo dhe 3 duete.

 

Me kë do doje të kishe një bashkëpunim në muzikë?

E kam thënë, me Mc Kresha.

 

Me çfarë merreni tjetër përveçse muzikës?

Me gjithçka që ka të bëj me muzikë. Unë këndoj në koncerte, gjithashtu jam mësuese e kantos.

 

Sa orë në ditë harxhoni duke u marrë me muzikë?

Pothuajse e gjithë dita shkon me muzikë. Është pjesa e jetës dhe e ditës sonë.

 

Ju për momentin jetoni vetëm apo me Lindin?

 

Po me Lindin.

 

Kush i bën punët e shtëpisë?

Hmmm … Ne rrimë bashkë dhe punët i ndajmë bashkë.

 

Kush është më shumë xheloz, Venera apo Lindi?

Xheloz? Të dy.

 

Kush ka më shumë sens humori, Venera apo Lindi?

Prapë të dy do thoja.(buzëqesh)

 

Pas një zënke kush mundohet të qetësojë situatën dhe të pajtoheni?

Unë sepse Lindi është pak kokëfortë.

 

Por më romantik nga ju të dy kush është më shumë?

Të dyyy.

 

Cila është fraza apo fjala që i thua më shpesh Lindit?

Xhan kujdes…(qesh)  Sepse nuk është shumë i kujdesshëm dhe bën rrëmujë në shtëpi.

 

Momenti më i bukur që keni kaluar bashkë?

Ahh…Nuk ka një. Nuk veçohen. Ka plot.

 

Ndonjë projekt që keni ndërmend të realizoni mund të na zbuloni?

Shumë shpejtë me shumë të reja. Nuk flas dot më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency