Arti i luftës / Nga mongolët tek mamlukët, nga legjionet romake tek apashët: Luftëtarët më madhështorë të historisë

0

Aztekët

Loading...

Aztecs ishin ushtarë të famshëm dhe të pamëshirshëm në betejë. Ata visheshin zakonisht si kafshë, si shqiponja apo xhaguarë. Përdornin armë mjaft primitive, si shkopinj dhe harqe, por me efektivitet të madh. “Të qethurit” (Cuachicqueh) ishin luftëtarët më të mëdhenj, dhe sapo mbërrinte armiku, ata betoheshin se nuk do të bënin asnjë hap prapa. Ata u mundën përfundimisht nga spanjollët me armë shumë më moderne, por aztekët ishin një perandori e madhe, kryesisht për shkak të luftëtarëve të tyre të mëdhenj.

Mongolët

Mongolët janë konsideruar si barbarë dhe të egër. Ata dominuan Evropën me Azinë dhe ishin më të famshëm për kalërimin, të udhëhequr nga një prej komandantëve më të mëdhenj ushtarakë në histori, Genghis Kahni. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe mjeshtra të përdorimit të harkut dhe shigjetë, ndërsa kalëronin. Ata përdornin një hark me shigjeta që mund të shponte tejpërtej mburojat, dhe ishin gjithashtu mjaft të mirë me heshta. Mongolët ishin mjeshtra të luftës psikologjike dhe kërcënimeve, dhe ndërtuan një nga perandoritë më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota.

Mamlukët

Një mamluk ishte një ushtar-skllav, i cili konvertohej në Islam dhe u shërbente kalifëve myslimanë, si dhe sulltanë Ajubidë gjatë Mesjetës. Me kalimin e kohës, u bënë një kastë e fuqishme ushtarake, që shpesh mposhtnin edhe kryqtarët. Në më shumë se një rast, ata morën pushtetin për veten e tyre; për shembull, sunduan në Egjipt me Sulltanatin e Mamlukëve, në periudhën 1250-1517. Pasi Mamlukët ishin konvertuar në Islam, shumë prej tyre u stërvitën si ushtarë të kalorësisë. Mamlukët ndiqnin diktatet e furusijas, një kod që përfshinte vlera të tilla si guximi dhe bujaria, por edhe taktika kalorësie, gjuajtjes me hark dhe trajtimi të plagëve, etj.

Legjionet romake

Shtylla kurrizore e ushtrisë romake, që çoi në ndërtimin e një perandorie, e cila ishte e pakrahasueshme në aspektin e madhësisë dhe fuqisë. Ata ishin këmbësori zakonisht të rënda me armaturë dhe një mburojë modeluar sipas grekëve të lashtë. Ata ishin mjeshtra të shpatës dhe shtizës, që i kombinonin me një mburojë. Legjionet romake përbëheshin nga ushtarët më të shëndetshëm e të pasur, që mund të përballonin prodhimin dhe mbajtjen e armëve dhe mburojave më cilësore. Ishin të disiplinuar, të mirë-armatosur, dhe kishin strategji të madhe, e cila vazhdoi përtej perandorisë së tyre.

Apashët

Apashët ishin si ninxhat e Amerikës. Ata i përvidheshin nga pas kundërshtarit dhe i prisnin fytin, pa e kuptuar fare. Ato përdornin armë primitive të bëra kryesisht nga druri dhe kockat. Ishin edhe luftëtarët më të mëdhenj me thikë që ka parë bota, dhe ishin shumë të mirë me topuz dhe hedhje sëpate. Apashët terrorizuan jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, madje edhe ushtria kishte probleme që t’i mundte. Ishin luftëtarë që godisnin dhe largoheshin me shpejtësi, dhe pasardhësit e tyre u mësojnë forcave speciale të kohëve të sotme, luftimin trup më trup.

Samurajët

Samurajët ishin kalorësit e Japonisë dhe zotërit e katanas. Ata ishin ushtarë të armatosur rëndë, të mbuluar me armaturë dhe të gatshëm të vdisnin për zotërinjtë e tyre. Ata vërvisnin shpatat më të mprehta që ka parë ndonjëherë bota, dhe ajo mund të të ndante fare kollaj më dysh. Ata ishin gjithashtu mjeshtra të Yumit (harkut), dhe ishin ndër luftëtarët më të mirë të botës së lashtë. Samurajët ishin si ushtarë profesionistë dhe stërviteshin fort, e luftonin duke ditur se në lojë ishte nderi i tyre. Për shkak të zakoneve të tyre të dhunshme, fshatarët shpejt u hodhën kundër tyre, dhe kështu lindën ninxhat.

Ninxhat

Ninxhat ishin zotërit e shpejtësisë dhe sabotimit. Ata ishin fillimisht fshatarë të stërvitur për të mposhtur samurajët plaçkitës, por në fund u bënë vrasësit legjendarë, që shumica e njerëzve njohin sot. Ata janë të njohur për përdorimin e një shpate si Kanata, yjet e ninxhave, dhe kusarigamat. Ninxhat janë të njohur si luftëtarë të shpejtë, hije të natës. Ishin shumë të fortë edhe në artet marciale, dhe i nënshtroheshin një stërvitjeje shumë të rreptë.

Vikingët

Vikingët – tmerri i Evropës. Luftëtarët më të frikshëm të botës së lashtë. Ata terrorizuan Evropën me bastisjet dhe grabitjen e tyre. Ishin të egër në luftë dhe përdornin armë që u shkonin për shtat. Ata ishin trupmëdhenj dhe i përdornin mrekullisht sëpatat, shpata, shtizat në pushtimin e qyteteve. Edhe feja e tyre ishte e përqëndruar përreth luftës dhe ata besonin se kur vdisnin në betejë duke luftuar, shkonin dhe luftonin sërish në një betejë të pafundme. Ata ishin gjithcka që do të donit të kishte një ushtar dhe e vërtetonin këtë duke rrafshuar të gjithë që u dilnin përpara. Në anën tjetër, ata ishin gjithashtu tregtarë shumë të mirë, kështu që i sollën shumë gjëra të mira Evropës.

Spartanët

Mendonit që ata do të ishin numri 1? Kultura spartane ishte vetëm për luftën dhe burrat stërviteshin për luftë gjithë jetën. Ata kishin një thënie: “Kthehu me mburojë, ose mbi të”, që do të thotë mos u kthe gjallë nëse nuk ke fituar. Ishin ndër luftëtarët më të fortë që ka parë bota, dhe u bënë të famshëm për qëndrimin e tyre përfundimtar në Betejën e Termopileve. Ishin mjeshtëra të mburojës dhe shtizës, gjë që u kopjua më vonë nga shumë ushtri të tjera.

Kalorësit

Kalorësit ishin luftëtarët e mëdhenj të veshur me armaturë nga koka tek këmbët. Luftëtari i Europës feudale, mbrojtësi i mbretërve. Ishin luftëtarët më të pasur e më të stërvitur, dhe kishin armaturën, armët dhe kuajt për të kryer punë. Ishin ndër luftëtarët më të fortë në histori. Ishin shumë efikase dhe ishin ushtarë që stërviteshin gjithë jetën. Arsyeja përse renditen të parët në vend të spartanëve, është se ata silleshin edhe në një mënyrë morale. Kalorësit ishin shembulli i përsosur i luftëtarit dhe xhentëllmenit.

Loading...