Vdekja në Sharrë, rrëfehet vëllai i Ardit Gjoklajt: Punonte për kompaninë “3R”, i paregjistruar

0
146

Prokuroria e Tiranës merr në pyetje vëllanë e madh të Ardit Gjoklajt, 17 vjeçarit që u gjet i vdekur brenda landfillit të Sharrës.

ABC News ka mësuar se oficeri i policisë në prani të prokurorit Julian Zonja, ka administruar në dosje dëshminë e Ardian Gjoklajt. Ky u fundit ka treguar se prej disa muajsh punonte pranë landfillit si punonjës i kompanisë “3R”, por i paregjistruar.
Ai ka treguar se pronari i kompanisë, i shpallur në kërkim Edurim Teqja e ka punësuar dhe punonte çdo natë në turnin e tretë të selektimit të mbeturinave. Para hetuesve, Ardian Gjoklaj është shprehur se vëllai 17 vjeçar kishte mbi 1 muaj që punonte bashkë me atë në turin e natës, në selektimin e mbeturinave. Natën e ngjarjes, ai i ka thënë hetuesve se e kishte lënë vetëm vëllan të punonte, pasi vet kishte shkuar për vizitë te gjyshja dhe vetëm në mëngjes kanë konstuar se Arditi nuk ishte kthyer nga puna.
Në prokurori Ardian Gjoklaj ka treguar se drejtuesit e kompanisë, ditën e ngjarjes kanë mohuar se Arditi ishte në punë atë natë, duke tentuar të fshehin krimin. Por disa ditë pas ngjarjes, ai i ka thënë hetuesve se në kapanonin e landfillit ka marr rrogën e tij mujore dhe të vëllait, që u gjet i vdekur brenda landfillit. Veç dëshmisë së vëllait të viktimës, prokuroria ka administruar edhe deklarime të disa familjarëve të tjerë të 17 vjeçarit, punëtorë të landfillit dhe dëshmitar të tjerë, të cilët kanë pranuar se i riu ishte punësuar në të zezë nga kompania 3R brenda landfillit.
Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga ngjarja nuk i ka vënë në dispiozicion prokurorisë dosjen e plot të funksionimit të landfillit në Sharrë. Prokuroria mëoshet se ka kërkuar kontratën e bashkisë me kompanin italiane dhe më pas kontratën me kompaninë “3R” të Edurim Teqjes së shpallur në kërkim. Si dhe raportet e mundshme, nëse bashkia ka kryer ndonjëherë inspektim në këtë landfill për mënyrën e trajtimit të punonjësve dhe menaxhimit të selektimit të mbeturinave brenda lanfdillit të Sharrës.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency