Polici i vendos gjobë makinës luksoze, kuksiani e kërcënon: S’pyes për shtet, hajde hiqi rrobat

0
285

KUKES- Reagimet e drejtueseve të mjeteve ndaj policëve që u vendosin gjoba, janë nga më të ndryshmet. Por rasti më i fundit i ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, flet qartë sesa pak respektohet figura e punonjësit të policisë në vendin tonë. Në një video të publikuar nga “Jeta osh Qef”, shihet sesi dy kuksianë me një BMË X5 dhunojnë e kërcënojnë një polic të rrugores, pasi ai tentoi t’u vendosë gjobë për bllokim rrugë. Dy të rinjtë nuk kanë pranuar kurrsesi që të gjobiten, duke shtyrë e kërcënuar policin. Situata është tensionuar aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar. Por njëri nga djemtë, nuk e ka marrë këtë veprim aspak si pjesë të detyrës së policit, por si diçka personale. Ndaj duke e shtyrë i ka kërkuar policit që të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe. “Polici tentoi të vinte gjobë për bllokim rruge dhe shikoje se çfarë ndodh, si dhunohet polici në Kukës, kjo ka ndodhur para 10 minutash në qendër të qytetit. Polici u ofendua dhe u shajt me motra dhe u shty nga personat në video, më duket se nga frika as gjobën nuk ia vendosi”, thotë një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka një reagim nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency