OKB, Presidenti Nishani kërkon njohjen e Kosovës

0
154

Presidenti Bujar Nishani iu drejtua të premten asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku kërkoi njohjen e Shtetit të Kosovës nga vendet anëtarë që se kanë ndërmarrë një hap të tillë. Kreu i Shtetit shqiptar tha se kjo forcon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajonin e Ballkanit.

Nishani: Kosova njihet nga 109 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe jam i bindur se shumë shpejt edhe vende të tjera të Organizatës do ta njohin, duke kontribuar për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, rolin aktiv qe ajo luan si anëtare me të drejta të plota në të gjitha organizatat rajonale, si dhe procesin e pandalshëm të anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Nishani rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, zgjidhjen e krizës së emigrantëve apo sfidave të tjera globale

Nishani: Vendi im do të vijojë me vendosmëri të jetë e angazhuar dhe kontribuojë edhe në nivel rajonal për të adresuar dhe dhënë përgjigje ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomenit të “luftëtarëve të huaj”, si dhe për promovimin e ideve dhe programeve, të cilat nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Kreu i shtetit tha integrimi në BE mbetet fokusi i Shqipërisë pavarësisht BREXIT, ndërsa vlerësoi BE -në një nxitës të pazëvendësueshëm për reformat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency