Dibranët: “Fukarallëkun ta falin, maskarallëkun jo!”

0
255

Besim Ndregjoni & Skender Cala    

 

Në këtë shkrim nuk duam të flasim  për përzgjedhjen e kanditatëve të Dibrës për Kryetar Bashkie.  As për kurikulumet e tyre të pasura , si specialistë  në fushat përkatse .  Rama si njeri i aftë në kirugji, ndërkohë  Shehu  i aftë  në financa dhe ekonomi. Duam të flasim  për  moralin e shëmtuar  të   dy shtabeve  dhe forcave politike , të PS dhe PD,. të  cilat në 20 vite , nuk ju dhuruan  dibranëve  një gëzim  të vetëm :” Rrugën e Arbërit” e cila u bë legjendë   në saj të premtimeve  të pa mbrojtura , të cilat  morën fytyrën e mashtrimit  dhe të fjalë së pambajtur. Në vitin 2001 rruga e Arbërit  u premtua nga Fatos Nano ( ish Kryeministër)  duke dërguar në Bulqizë tonelata zhavor  të cilat u mbuluan nga uji dhe rruga, as që filloi por votat i mori në Dibër . Në vitin 2005  kjo rrugë e pafilluar  u premtua  nga Sali Berisha ( ish Kryeministër)  rruga filloi por mbeti  aty ku është sot. Vetëm 20 km  mbaroi si rrugë  me dy korsi  dhe e   asfaltuar. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 Edi Rama ( sot Kryeministër)  premtoi se do mbaronte rrugën e Arbërit  që Saliu e la rrugëve . Por po përfundon  mandate  i  tijë  dhe as  që u vu uji në “zjarr” për atë rrugë. Nuk po flasim  për mungesën e interesimit  të dy forcave politike , që e  lënë Dibrën në  mjerimin e saj shekullor , duke bërë dhe synuar  që Dibra  të mbetet  përjetsishtë zorrë qorre në trupin e atdheut të saj. Dhe kush…  Dibra krahina  më pjellore   në dallim me krahinat  malore  dhe kodrinore të Atdheut.  Në historine e re të Dibrës  mund të lexosh  pa shumë mund  tri faza që gjunjzuan Dibranët e mi.

Faza e pare. Koha  e Dullës ( nuk duam të i përmendim as emrin) që instaloi  mjerimin  dhe varfërinë në Dibër, përçau  Dibrën  në luftë të egër klasash , dhe ndërtoi me djersën gjakun dhe mundin  e papaguar të dibranëve me kantjeret  dhe hidrocentralet e Atdheut “socialist”.

Faza e dytë  Demokracia , e cila u la në mjerimin  e vet, por një gjë të mire e bëri : lejoj lëvizjen e tyre të  lirë brenda dhe jashtë shtetit. Por  mungesa e interesimit  ndaj tyre vazhdoi “Ata” vërtete u ndanë nga Krishti( koha e vjetër)  por nuk u takuan kurrë me Muhametin( demokracinë)

Faza e tretë , jo vetëm Dibra  por e tërë Shqipëria po e përjeton këtë kohë me dhëmbje.  Që nga puntori  që nuk gjen punë sepse  nuk ka specialitete  e gjer tek pensionistat , të cilët plot 3 vite  që nuk u shtohet  asnjë qindarkë,  por le fakirët e dalun  me 60%  dy dekada ma pare  kanë mbetur  në pusin e harresën , në pusin e mashtrimit.  Por mbi të gjitha , shqiptarët po dehen nga “ mrekullia”  e fushave , kodrinave  e maleve  të mbjellura  me jeshilin “hashash”  dhe këtë lumturi  na e sollën “Rilindasit”  e Ramës “lumturi” e cila vetëm në tre vite   jo vetëm ka bërë  “Hashash”  mendjet e shqiptarve  por ka zbehur para  botës  çdo vlerë të tyre të fituar në shekuj, duke na bërë gazin e botës.

Është  një dramë që po e kalojmë ne  shqiptarët, në aktualitetin që po përjetojmë, më të turpshin që nga koha e turkut, që më shtyn  të pronocohem  në shtypin tone. Veçanërisht  kur pashë  se dhe  në fshatrat tona  koha e rilindjes ka mbjell drogë.. mijëra rrënjë . dhe fashati nuk flet, si qindra fshatra shqiptare, dhe Dibra ime nuk flet si dhjetra  krahina të tjera, sepse fukarallëku i ka mbyllur sy dhe veshë. Por në Dibër qarkullon  në shekuj  fjala e urtë: “Fukarallëku , maskarallëku”. Që do të thotë zgjedhjet lokale në Dibër  për Kryetar Bashkie , instaluan  maskarallëkun, falë zotit  me ndihmën e Rilindjes së Ramës , që në përkthimin alegorik  të fjalës  do të thotë : “Perendimi moral i atyre  votuesve  Dibranë. Që në këmbim 2000 lekëve  jeshil  shitën jo vetëm shpirtin , moralitetin  për të cilin votuan  e kthyer  në flamur tre  brezash të grisura. Gazetaria  shqiptare  këto ditë në përgjithësi, por “Fiksi” dhe “Stopi” folën në veçanti “ maskarallëkun” e ndodhur  në Dibrën time të artit e kulturës që këto vite nuk e di ku kanë përfunduar.  Por siç thuhet: Shpresa vdes e fundit, ashtu edhe drama e votimeve  në Dibër, le të jetë  një paralajmërim serioz  për filozofinë e aparatikanëve të Rilindjes . “ Sa më fukara  nji popull , aq pushtet  ushtrohet mbi të.”  Zgjedhjet në Dibër, le të jenë  sinjal se koha  e kategorisë së antinjeriut  të llojt  Rama, Gjiknuri, Tahiri, Balla  e dhjetra pallëve të tjerë do të jenë fillimi i fundosjes së tyre. Por dhe koha e tapave të sojt  Abazi, Suli, Aga, Lala , Noka e dhjetrave  sekserve ( për fat të keq)  Dibranë e Lezhjanë do të mbarojë. Dhe ashtu siç tha një gazetare  e njohur për bindjet e majta  të saj  në emisionin “opinion” të Fevziut : “Brekët e Shukriut dhe britmave të Sadriut  nuk mund  të bëhen flamuri i betejave  për një Shqipëri të tradhëtuar  nga krimi qeverisës dhe i vulosur nga paralamenti i krimit dhe injorancës. Por edhe për këto dobësi , Dibra e urtë e ka  gjetur ilaçin ajo thotë : “fukarallakun ta fali, maskarallakun jo”  kam bindje  se Dibra jonë e mençurisë , herët a vonë , maskarallëkut  do i tregojë rrugën . Rrugë që kësaj  rradhe e bëri  Dibrën prrua.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency